Modelja e famshme izraelite, Bar Refaeli, është fytyra e Giro d’Italia një prej tre garave më të njohura çiklistike në botë, së bashku edhe me Tour de France dhe Vuelta a Espana.
Refaeli është prezantuesja zyrtare e “Big Start” dhe tre garave që do të zhvillohen në Izrael, duke nisur sot nga 4 maji në Jeruzalem, atë të ditës së dytë nga Haifa në Tel Aviv (5 maj) dhe e treta nga Beersheva në Eilat (6 maj).
Bar Refaeli solli në skenë edhe trofeun “Senza fine”, që do t’i jepet fituesit në Romë, më 27 maj.
Gara nuk është vetëm një nga ngjarjet sportive më të rëndësishme në botë, por gjithashtu është edhe ngjarja më e rëndësishme sportive e mbajtur ndonjëherë në Izrael, pritet të tërheqë rreth 10,000 turistë së bashku me 22 skuadra ndërkombëtare të çiklizmit.
Giro d’Italia zhvillohet çdo vit mbi 21 gara brenda saj gjatë një periudhe tre javore. Gara ka filluar çdo vit me një ‘Big Start’ në Evropë, por jashtë Italisë ajo nis që nga viti 2006, duke përfshirë vendet evropiane si Holanda, Belgjika dhe Danimarka.
Izraeli është vendi i parë që nis garën jashtë Europës. Veprimtaria transmetohet në televizion dhe shihet nga shikuesit në 194 vende.