“Pagëzimi”, shpëtimi i Shaul Gattenyo në Kosovë

Dokumentari i Radio Televizionit të Kosovës për shpëtimin e hebrenjve


“Pagëzimi”. Ky është dokumentari më i ri i Radio Televizonit të Kosovës, RTK, kushtuar strehimit dhe shpëtimit të djaloshit hebre Shaul Gattenyo (sot 78 vjeç), gjatë Luftë së Dytë Botërore në manastirin e Letnicës, një fshati të vogël komunën e Vitit pranë Gjilanit në Kosovë.

Shaul Gattenyo, 2017

Me ide të Mentor Shalës, skenar të Ridvan Berishës dhe regji të Mumin Jasharit – dhe me intervista të realizuara në Izrael dhe Kosovë, – dokumentari “Pagëzimi”, i cili u shfaq në datën 15 maj edhe në Nju Jork, është një dëshmi tjetër e radhës të rolit historik të shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve.

Një histori mbijetesë e një djali të vogël asokohe rreth 4 vjeç – Shaul Gattenyo është lindur më 21 gusht 1940 në Beograd – e që tregon traditën dhe sakrificën e vlerësuar të popullit shqiptar, si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri për shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit nazist.

Prinderit e Shaulit, Vinko dhe Leo Gattenyo

Prindërit e tij, Vinko dhe Leo Gatenjo, u përkisnin hebrenjve sefardikë.

Nena e Shaulit, Vinko Gatenja

Në vitin 1941, pas pushtimit të Serbisë nga Gjermania Naziste, familja u shpërngul në Shkup të Maqedonisë.

Shaul me kusheshiren e tij, e cila vdiq ne kampin e Treblinkes

Pas aneksimit të Maqedonisë nga ana e Bullgarisë, në mars të vitit 1943, hebrenjtë u përqendrua në Monopol, një magazinë duhani, por që u shndërrua në një kamp të përkohshëm në Shkup, ku ata u dëbuan në Treblinka.

I sëmurë rëndë, nëna e tij fshehurazi ia dha ish-dados së tij, sllovenes Zora Piçulin – të cilën Shaulin e thërriste “mama” –  për ta fshehur dhe kujdesur për djalin atëherë dy vjeç e gjysëm, në mars të vitit 1943 deri në fund të fshehur luftës në manastirin e Letnicies pranë kufirit Maqedoni-Kosovë.

Zora Piçulin ne Jeruzalem

Shumica e anëtarëve të familjes Gattenjo, duke përfshirë edhe prindërit u shfarrosën në kampet e përqendrimit (Treblinka, Aushvic Jasenovac, Sajmishte).

Pas luftës, Shaulin e vogël, atëherë tetë vjeç, e mori Ester Biti, motra e gjyshes së tij së bashku me bashkëshortin e saj Hananya,. Me ta Saul Gattennyo u largua në vitin 1948 në Izrael. Ai studioi matematikë dhe punoi si mësues i shkollës së mesme në Jerusalem.

Shaul Gattenjo ne vitin 1950, 10 vjeç

Që nga viti 1970, ai ka vizituar Zorën, dadon që e shpëtoi në Ljublana ku dhe ajo jetonte. Zora Pichulin fitoi nderin e vitit 1975 midis Kombeve, që u dha nga Muzeu i nohur i Holokaustit, Yad Vashem. Zora vdiq në vitin 1998.

Shaul ne vitin 1981

Shqipëria dhe Kosova – pasi Yad Vashem i njeh shtetasit e tyre vetëm si shqiptarë – numërojnë 75 “Fisnikë midis Kombeve”, apo “Të drejtë midis Kombeve”.

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023