Paraguai hap ambasadën në Jerusalem. Netanyahu: Një mik i madh i Izraelit
Presidenti i Paraguait, Horacio Cartes, inauguroi ambasadën e re, duke ndjekur kështu hapat e Shteteve të Bashkuara dhe Guatemalës.
Presidenti i Paraguait, Horacio Cartes, inauguroi ambasadën e re të vendit të tij në Jerusalem ditën e sotme, duke ndjekur kështu hapat e Shteteve të Bashkuara dhe Guatemalës.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit në Malha Technology Park, afër ambasadës së Guetemalës.
“Është një nder për mua të jem këtu sot”, tha Presidenti i Paraguait, Cartes, gjatë ceremonisë. “Hapja e ambasadës ka një kuptim të veçantë, pasi shpreh miqësinë e sinqertë dhe solidaritetin midis Paraguait dhe Izraelit”.
“Kjo është një ditë historike që fuqizon lidhjet midis Paraguait dhe Izraelit”, shtoi ai.
“Është një ditë e madhe për Izraelin. Një ditë e madhe për Paraguain. Një ditë e madhe për miqësinë tonë”, iu përgjigj Netanyahu. “Ju nuk jeni vetëm një mbështetës i qeverisë sonë, por treguar edhe një mirënjohje të thellë ndaj popullit të Izraelit”.
“Paraguai i ndihmoi hebrenjtë të shpëtonin nga nazistët gjermanë. Ne nuk do ta harrojmë kurrë këtë. Paraguai gjithashtu mbështeti themelimin e Shtetit të Izraelit dhe e njohu Izraelin në Kombet e Bashkura”, theksoi kryeministri Netanyahu.
“Është koha të bëjmë më shumë së bashku dhe të rrisim bashkëpunimin midis nesh. Ne disktuam në fusha të tilla si ujitja, bujqësia, siguria
Presidenti i Paraguait u prit në një takim të veçantë edhe nga Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin.
“Paraguai është mijëra kilometra larg Izraelit, por zemrat tona janë afër”, tha Rivlin. “Për më shumë se 70 vjet, Paraguai ka qenë një mik i vërtetë i Izraelit”.