Jose Pekerman, hebreo-argjentinasi që drejton Kolumbinë në Botërorin e Rusisë


Izraeli nuk ia doli të kualifikohej për në finalet e Botërorit “Rusia 2018” – ka qenë për herë të fundit në “Meksikë 1970” – por të paktën do të ketë pak aromë hebraike në kompeticionin më të famshëm të futbollit.

Trajner i Kolumbisë, argjentinasi Jose Pekerman, është me origjinë hebraike.

Gjyshërit e tij kanë emigruar në Argjentinë nga Ukraina dhe u vendosën në koloninë bujqësore hebraike të Entre Rios, një provincë në veri të Buenos Aires.

Vetë Pekerman nisi të luajë futboll kur ishte fëmijë me klubin vendas Maccabi Jewish në Entre Rios. Ai jetonte në Villa Crespo, një lagje hebreje në Buenos Aires.

Pekerman luajti si futbollist profesionist për shtatë vite, por karriera e tij si trajner është më e famshme.

Nga 2004 deri në 2006 ai drejtoi Argjentinën, duke qenë ai trajneri i parë që përfshiu djaloshin Lionel Mesin në Botërorin e parë të yllit të Barcelonës.

Pekerman dha dorëheqjen pas eliminimit të Argjentinës në çerekfinale e Botërorit “Gjermani 2006”, por në vitin 2012 mori drejtimin e Kolumbisë, të cilën e kualifikoi në vitin 2014 dhe tani në 2018.

Pekerman ka dhe nënshtetësi kolumbiane, të cilën e mori pas suksesit të tij me Kolumbinë në vitin 2014.

Komentatori Juan Pablo Sorin

Gjithsesi, nuk do të mungojë edhe një komentator me origjinë hebraike: Juan Pablo Sorin, tani 42 vjeç, një ish lojtar i famshëm dhe kapiten i Argjentinës në Kupën e Botës 2006 nën drejtimin e trajnerit Pekerman.

Sorin ka luajtur për disa nga ekipet më të mira në Europë, përfshirë Barcelonën, Juventusin, Paris Sën Zhermenin dhe Villarealin, përpara se të varte këpucët në gozhdë në vitin 2009.

Sorin do të jetë komentator për Telemundo, televizionin amerikan që transmeton në gjuhën spanjolle.

John Ogu, mesfushori i Hapoel Beersheva që luan për Nigerinë

Në Botërorin e Rusisë do të jenë edhe dy lojtarë që luajnë në Izrael: John Ogu, një mesfushor i Hapoel Beersheva që luan për Nigerinë dhe Predrag Rajkovic, portieri i Maccabi Tel Aviv, i cili luan për Serbinë.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023