Edhe Polonia dëshiron “high-tech” nga Izraeli
Një delegacion prej 100 biznesmenësh polakë vizituan Izraelin, për të promovuar bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve.
Ministrja polake e Teknologjisë dhe Sipërmarrjes, Jadwiga Emilewicz, dëshiron të bindë sipërmarrësit izraelitë të themelojnë qendra “Kërkim & Zhvillimi” (“R&D”) në Poloni.
Ajo kryesoi një delegacion prej 100 biznesmenësh polakë, të cilët vizituan Izraelin, me qëllimin për të promovuar bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve.
Në forumin ekonomik të zhvilluar në Tel Aviv morën pjesë edhe rreth 200 biznesmenë dhe kompani izraelite.
Polonia është një treg i madh me 38 milionë banorë.
“Sipërmarrësit polakë mund të mësojnë nga tregu izraelit, për mënyrën sesi ata i eksportojnë inovacionet e tyre”, tha ministra polake për portalin izraelit, “Globes”.
Aktualisht, në Poloni, e vetmja kompani izraelite që ka hapur një qendër “R&D” është farmaceutikja “Teva”.