Izrael, nis viti i ri shkollor, 2.3 mln nxënës dhe studentë
167 mijë nxënës ulen për herë të parë në bangat e shkollës. 131 maturantë
Rreth 2,310,000 nxënës dhe studentë, si dhe 194,000 mësues u rikthyen në shkollat e tyre, teksa në Izrael nisi sot viti i ri shkollor.
Nga këta 167 mijë nxënës u ulën për herë të parë në bangat e shkollës, sipas Ministrisë së Edukimit, ndërkohë që 131 mijë nxënës filluan vitin e tyre të fundit të maturés.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në urimin e tij, tha se ” çdo fëmijë në Izrael ka të drejtën të realizojë veten dhe të kontribuojë në shoqërinë izraelite dhe vendin e tyre.
Shteti i Izraelit mbështetet në katër pikat e forta që ne vazhdimisht kultivojmë: fuqinë ekonomike, fuqinë ushtarake, fuqinë politike dhe fuqinë e shpirtit. Forca e katërt, e cila bazohet në edukimin e fëmijëve tanë në dritën e vlerave tona kombëtare dhe historike, është më e rëndësishmja”.