Category: 24/7
Kompania amerikane “Moderna” thotë se të dhënat paraprake tregojnë se vaksina e saj kundër COVID-19 është gati 95% efektive. Kryeministri Benjamin Netanyahu njoftoi në qershor se Izraeli nënshkroi një marrëveshje me “Moderna”, për një vaksinë të ardhshme të koronavirusit, pa specifikuar numrin e dozave që do të furnizohen.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim pune me Menaxherin e ELTA IAI Cyber Systems në Izrael, Roi Shuposhnik. Fokusi ishte lidhur me projektin për krijimin e Akademisë Kibernetike ndërmjet ELTA Ltd dhe Universitetit “Luarasi” në Shqipëri.
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” fton të studentët, Alumni dhe Anëtarë të Personelit Akademik të marrin pjesë në Konkursin garues për Çmimeve për ri-inxhinierimin e statujëzës ‘Menorah’ me tetë degë dhe të paraqisni zgjidhjen tuaj inxhinierike për statujëzën “menorah” të së ardhmes. Çmimi i parë ka një vlerësim prej 1000 dolllarë.
Në vitin 1962, Otto Skorzeny, një prej komandantëve më famëkeq të trupave naziste SS, të cilin Hitleri e kishte vlerësuar edhe me medaljen më të lartë “Kryqi i Kalorësve të Hekurt”, vizitoi memorialin kushtuar Holokaustit në Izrael. Sipas historianëve, në Izrael ai mbërriti pasi ishte kontaktuar më parë ngë shërbimi sekret izraelit Mossad.
Numri 2 Al-Qaeda, Abdullah Ahmed Abdullah, i cili sipas “The New York Times” u vra në Teheran nga agjentët izraelitë me urdhër të SHBA-ve, po planifikonte sulme ndaj targeteve hebreje dhe izraelite kur ai u vra, sipas lajmeve të “Kanalit 12” të Izraelit.
Nga Kryeredaktori i gazetës së madhe izraelite “The Jerusalem Post” – Yaakov Katz
Abu Muhammad al-Masri, i akuzuar për orkestrimin e bombardimeve vdekjeprurëse ndaj dy ambasadave të SHBA në Afrikë në 1998, sulmin në 2002 në hotelin Kenian në pronësi të një Izraeliti, u vra në Teheran në muajin gusht, thotë raporti
Kompleksi nëntokësor i Komandës Veriore afër kufirit libanez nuk është asgjë më pak se një qytet i mbushur me beton që ndihmon për të siguruar epërsinë ushtarake të Izraelit edhe nën bombardime të rënda ose sulme nga armët jokonvencionale.
Kryeministri Benjamin Netanyahu bëri të ditur se, Izraeli nënshkroi një marrëveshje me Pfizer për të blerë miliona vaksina anti-koronavirus, disa ditë pasi firma farmaceutike amerikane tha se të dhënat sugjeronin se vaksina ishte 90 për qind efektive në parandalimin e COVID-19.
Një test i pështymës i zhvilluar rishtazi nga qendra më e madhe mjekësore e Izraelit synon të përcaktojë në më pak se një sekondë nëse jeni të infektuar me koronavirus.