Category: 24/7
Sekretari Amerikan i Shtetit ka kujtuar me një postim në Twitter, Forumin Ballkanik kundër Anti-Semitizmit për vitin 2020, që këtë vit u organizua nga Parlamenti Shqiptar.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vizitoi të mërkurën trupat e IDF që marrin pjesë në një stërvitje në shkallë të gjerë pranë kufirit me Libanin.
Shqipëria organizoi forumin ballkanik kundër antisemitizmit dhe për përfshirjen e Shqipërisë në këtë nisëm në studion e “Ilva Now” televizionin “Euronews Albania” ishte i ftuar Geront Kureta kryetar i komunitetit hebre, i cili tregoi se ishte një ndër forumet e para virtuale ku ai kishte marrë pjesë.
Shqipëria organizoi Forumin Ballkanik kundër Anti-semitizmit dhe për përfshirjen e Shqipërisë në këtë nisëm në studion e “Ilva Now” në Euronews Albania ishte i ftuar Felicita Jakoel, kryetare e Shoqatës së Miqësisë Izrael-Shqipëri.
Kryetari i Qendrës për Ndikim Hebraik, z. Robert Singer, në fjalën e tij nënvizoi se “Ky është një aktivitet i jashtëzakonshëm. Është hera e parë që një parlament ka udhëhequr një nismë të tillë, bashkë me një lëvizje globale, për të luftuar anti-Semitizmin. Ai falenderoi në mënyrë të veçantë Ambasadën e Shqipërisë në Izrael, për kontributin e saj të madh në organizimin e suksesshëm të këtij eventi historik për Shqipërinë.
Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, organizuan sot Forumin e parë Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit, 2020. Forumi u mbajt online. Forumi u zhvillua pas miratimit të Rezolutës “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”, në seancën plenare të datës 22 tetor.
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për monitorimin e luftës kundër antisemitizmit, Elan Carr, tha në Forumin e Antisemitizmit se ka pasur raste të tmerrshme antisemitiste, ndërsa shtoi se nëna e tij pa babanë duke u arrestuar.
Kryetari i Qendrës për Ndikimin Hebre, Robert Singer, në Forumin Ballkanik Kundër Antisemitizmit, deklaroi se vlerëson Shqipërinë në luftën e pandërprerë kundër antisemitizmit.
Konsulli i Nderit i Izraelit, Rodolf Xhillari, thotë se Shqipëria është shembull në luftën kundër Anti-Semitizmit!
Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri në Forumin Antisemitizmit deklaroi se: “Të mësosh për Holokaustin nuk është thjesht të mësosh për faktet, por të kuptosh mungesën e tolerancës, steriotipeve në shoqëri, na bën të reflektojmë për të respektuar të gjitha komunitetet etnike.