Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, projekt dhe menaxhim të Muzeut Kombëtar të Hebrenjve në Vlorë

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka në fokus krijimin e Muzeut Kombëtar të Hebrenjve në Vlorë. Një projekt që zhvillohet nga AADF në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë Vlorë, së bashku me komunitetin Hebre Shqiptar, synojnë të ndërtojnë një institucion bashkëkohor të shekullit të 21, që do të tregojë një histori unike bashkëjetese, besimi dhe shprese.

Kopshti “Shalom” dhe Banka e Shqipërisë aktivitet të përbashkët: “Edukimi financiar për fëmijët”

Kopshti “Shalom” në Tiranë dhe Banka e Shqipërisë organizuan aktivitetin e përbashkët “Edukimi financiar për fëmijët”. Përfaqësuesi i Bankës së Shqipërisë, Igli Kruja, prind i një fëmije, i ftuar nga drejtuesit e kopshtit që përdor metodikë izraelite, u shpjegoi fëmijëve me ilustrime dhe mjete didaktike, se përse “paratë janë një pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme të tyre”.

Këshilltari i Sigurisë i Donald Trump, O’Brien: Haradinaj-Ashkenazi, telefonatë historike Kosovë-Izrael!

Këshilli Kombëtar i Sigurisë (NSC) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo ndryshe “Zyra e Robert O’Brien”, përmes një postimi në “Twitter” ka përgëzuar Kosovën dhe Izraelin për hapin e radhës drejt vendosjes së raporteve diplomatike.

Kryeministri Hoti: Njohja nga Izraeli hap një perspektivë tjetër në konsolidimin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi gjatë mbedhjes së përbashkët midis qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Tiranë se, njohja nga ana e Jeruzalemit është mjaft e rëndësishme në procesin e konsolidimit të shtetit të Kosovës.

Anëtarësimi në Bordin kundër Anti-Semitizmit, Yuri Kim uron Valentina Leskaj: Shqipëria mbrojti hebrenjtë, Zoti e bekoftë!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Znj. Yuri Kim, takon ish-kryetaren e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Izrael në Parlamentin Shqiptar, për ta uruar atë për anëtarësimin Bordin Këshillues në Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit, anëtari i parë mysliman i bordit, i cili tashmë përfshin Kryetarin e Agjencisë Hebreje (Jewish Agency Chairman), Isaac Herzog, ish-senatorin amerikan Joe Lieberman, etj.

Ines Demiri shkruan historinë, diplomatja e parë e Republikës së Kosovës në Izrael

Diplomatja e njohur kosovare me orgjinë hebreje, Ines Demiri, është emëruar si e Ngarkuar me Punë e Republikës së Kosovës në Izrael.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Ashkenazi: Faleminderit Kosovës për të hapur ambasadën në Jeruzalem!

Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabi Ashkenazi dhe Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj Stublla mbajtën bisedën e tyre të parë telefonike. Ai e falënderoi Ministren kosovare, për qëllimin e saj për të hapur një ambasadë në Jeruzalem dhe për vendimin e rëndësishëm për të njohur Hezbollahun, duke përfshirë të gjitha krahët e tij, si një organizatë terroriste.

Donald Trump letër Edi Ramës: Shqipëria të zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dërguar një letër kryeministrit shqiptar Edi Rama, ku ai i kërkon që Shqipëria të zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem, kryeqytetin e Izraelit.

Haradinaj-Ashkenazi, telefonatë historike. Ministrja e Jashtme e Kosovës: Së shpejti vizitoj Izraelin

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj zhvilloi sot një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gabi Ashkenazi. Biseda 30-minutëshe u fokusua në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael.

Kosova Jewish Organization takim me Forcën e Sigurisë së Kosovë, bashkëpunim në projekte

Kosova Jewish Organization takim me pjestarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës – FSK. Bashkëpunim në të ardhmen mes organizatës që promovon kulturën hebraike dhe luftën kundër antisemitizmit dhe ushtrisë kosovare.