Category: 24/7
Kosova ishte vendi i vetëm i Ballkanit që nuk ishte njohur nga Izraeli, deri para 4 shtator 2020, kur Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i vendosi në tavolinë për firmë kryeministrit kosovar, Avdullah Hoti, njohjen reciproke me të gjitha atributet që rrjedhin nga marrëveshjet diplomatike dypalëshe. Tashmë, Kosova është dashuria e re e Izraelit!
Studiuesi i njohur, akademiku Prof.Dr. Shaban Sinani, autor i disa librave në lidhje me hebrenjtë në Shqipëri, të botuar midis tyre në shqip (Hebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimi) dhe anglisht (Albanian and Jews) mori pjesë dhe mbajti një fjalë në aktivitetin e organizuar në Prishtinë, Kosovë, me rastin e Rosh Hashanàh – Ditës së Vitit të Ri Hebraik 5781, të organizuar nga Jewish Community – Bet Israel Kosova dhe Rabinati i Shqipërisë.
A fiton shumë edhe Izraeli nga njohja e ndërsjellë me Kosovës? PO. – Nga Avni Dervishi, këshilltar për Bashkëpunim Europian & Ndërkombëtar.
Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, gjatë një vizite në qytetin e Beratit, u ndal edhe në Muzeun “Solomoni”, të themeluar nga studiuesi i ndjerë Simon Vrusho.
Politikani italian, Paolo Grimoldi, i partisë Lega Nordd nominoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu për Çmimin “Nobel për Paqe”, menjëherë pasi Izraeli nënshkroi një marrëveshje historike me fqinjët e saj të Gjirit – Bahrein dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, pret drejtuesin e Big Israel Group, Robert Yahav. Sipërmarrësi izraelit me projekte konkrete dhjetëra miliona eurosh për investime në energji dhe pronash të patundshme. Të pranishëm në takim edhe dy biznesmenë të njohur nga Kosova, Gazmend Abrashi dhe Enis Tigani.
Ambasadori i sapoemëruar i Izraelit në Beograd, Jahel Vilan, ka deklaruar se, teknikisht, Izraeli nuk e ka njohur Kosovën.
Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, i shoqëruar nga komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti sot në vizitë delegacionin e Kryerabinatit të Shqipërisë dhe Kosovës, kryesuar nga kryerabini Yoel Kaplan.
Me rastin e festimit të këtij viti i cili ishte shumë me rëndësi të veçantë për dy popujt tanë Shqiptarë dhe Izraelit isha i ftuar të merrja pjesë në eventin, i cili u mbajt në Prishtinë dhe u organizua nga Rabinati i Shqipërisë.
Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademiku Prof.Dr Skënder Gjinushi, mori pjesë në aktivitetin e organizuar në Prishtinë, Kosovë, me rastin e Rosh Hashanàh – Ditës së Vitit të Ri Hebraik 5781, të organizuar nga Jewish Community – Bet Israel Kosova dhe Rabinati i Shqipërisë.