Category: 24/7
Në ceremoninë e përurimit Memorialit merrte pjesë dhe Kryeministri Edi Rama, ambasadorja amerikane Yuri Kim, ambasadori i Izraelit, Noah Gal Gendler, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe personalitete të ndryshme.
Përurohet Memoriali i parë për Holokaustin në Tiranë. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka marrë pjesë në përurimin e Memorialit të parë për Holokaustin në Tiranë.
I pranishëm në përurimin e memorialit të Holokaustit në vendin tonë, ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler zgjodhi të nisë ligjëratën e tij me fjalët e Ana Frank.
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla priti sot në Prishtinë Ambasadoren e Izraelit me mision në Beograd, Alona Fisher-Kamm.
Genc Legrand është me origjinë nga Tetova, por ka lindur në Zvicër. Për të ndjekur karrierën e tij në aktrim, ai u zhvendos në Los Anxhelos në SHBA, ku edhe u njoh me Destry në vitin 2017 .
Shqipëria dhe Izraeli vazhdojnë të thellojnë kontaktet në fushën e turizmit, pavarësisht pandemisë së koronavirusit. Sot, u zhvillua një takim virtual midis kompanisë izraelite “Think Creative” dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë, me pjesëmarrjen edhe të ambasadorit të Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, si organizues i saj.
Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka njoftuar për nisjen e suksesshme të një sateliti të ri spiun, i cili do të siguroje një mbikëqyrje me cilësi të lartë për inteligjencën e saj ushtarake.
Studimi, i kryer nga Startup Genome Ecosystem, rendit bashkërisht Tel Avivin dhe Jeruzalemin në vendin e gjashtë nga 150 qytetet globale.
Rotary Club Haifa (Izrael) dhe Rotary Club Prishtina International (Kosovë) do të vijojnë zyrtarisht me projektet e tyre të bashkëpunimit. Marrëveshja për Rotary Club Haifa u nënshkrua nga presidenti Menachem Getz, ndërsa për Rotary Club Prishtina International nga presidenti Arben Hoti.