Category: 24/7
Carmit Lubanov, Drejtore Ekzekutive e “Association for Environmental Justice in Israel (AEJI)” dhe z. Mossi Raz, ish-anëtar i Parlamentit izraelit dhe anëtar bordi i AEJI, ‘zhvilluan një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, me qëllim njohjen me projektet e tyre në Shqipëri.
Organizohet Konferenca dixhitale ndermjet Institutit Izraelit te Eksporteve dhe Unionin Shqiptar të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë me mbeshtetjen e Ambasades shqiptare në Izrael.
Izraeli është vlerësuar si ekosistemi i tretë kryesor i startapeve në të gjithë botën në edicionin e fundit të raportit vjetor të renditjes së ekosistemit të qendrës kërkimore, StartupBlink.
Ambasadori I Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, pati bisedime të frytshme me Kryetaren e Komunitetit Shqiptaro-Hebre në Izrael, znj. Felicita Yakoel.
Numri i kompanive të huaja që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri vazhdon të jetë në rritje. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Gjatë vitit 2019 operuan gjithsej 6443 kompani të huaja, ose 184 më shumë se në vitin 2018, një rritje me 2.9 përqind. Rritje më të madhe patën kompanitë nga Izraeli, si dhe ato nga SHBA dhe Gjermania.
Këtë fundjavë ne do të festojmë festën biblike të Shavotit. E njohur ndryshe në qarqet e krishterë si Rrëshajët/Pentakosti, ajo mbahet zakonisht si dita e lindjes së Kishës. Për shumë shekuj ajo shihej si fillimi i një institucioni që e zëvendësoi apo e shkriu /anashkaloi popullin e Izraelit.
Me ftesë të Ambasadores kroate, znj. Vesela Mrden Korac, në kuadër të presidencës kroate të BE-së, Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, mori pjesë në Konferencën digitale “The monetary policy response in Croatia, Euro area and Israeli economy in time of Covid-19 crises”.
Ambasadorët e Ballkanit në Izrael së bashku me Drejtorin e Ballkanit në MPJ, Dan Oryan, morën pjesë në një takim me grupet e biznesit izraelit, të interesuar për të investuar dhe hyrë në tregun e vendeve të rajonit të Ballkanit. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Shqiperisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj.
Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të Kosovës – dhe admirimit të sinqertë të popullit të saj për shtetin hebre – Izraeli deri më sot ka refuzuar të vendosë marrëdhënie me shtetin më të ri në Europë.
Në Lindjen e Mesme, e cila ka jetuar me shumë dhunë për shumë kohë, paqja është e mundshme dhe mund të fillojë, me një thjeshtësi me një shfaqje televizive e quajtur “Um Haroun.