Category: 24/7
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyhahu, ka paralajmëruar për një hakmarrje “të fortë” kundër çdo vendi që sulmon Izraelin.
Sot, në Tiranë u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis MITVIM (Institutit Izraelit për Politikat e Jashtme Rajonale) dhe Universitetit Evropian të Tiranë (UET), me qëllim forcimin e lidhjeve midis të dy institucioneve, veçanërisht në çështjet që lidhen me zgjidhjen e konflikteve dhe paqen, marrëdhëniet me BE dhe zhvillimin në Mesdheut dhe Ballkanit.
Blerim Gjeladini dhe kompania e tij, Terra, operon në treg prej dy vitesh në mbledhjen dhe analizimin e të dhënave online, me konsulencë ndërkombëtare, përfshirë dhe atë izraelite. Terra ka ndërtuar softin e saj, ku analizon një numër të madh indikatorësh dhe referencash, për të dalë në përfundime të logjikës grafike, për të përpunuar dhe realizuar prognoza të sakta.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, u takua me përfaqësuesit e diasporës shqiptare nga Karakurti i Ukrainës, të cilët tashmë punojnë në Izrael. Diskohet për perspektivën dhe intensifikimin e gjuhës dhe shkollës shqipe për komunitetin që jeton në Ukrainë.
Forca e Mbrojtjes e Izraelit përfshin katër njësi speciale të forcave speciale: Sayeret Matkal, njësia e zbulimit të thellë dhe kundër-terrorizmit; njësia komando detare Shayetet 13; njësia e komandës së forcave ajrore Shaldag; dhe Njësia 669, njësia e kërkimit, shpëtimit dhe ekstraktimit. – Nga Ran Puni, gazeta “Israel Hayom”.
Editorial i gazetës së madhe gjermane “Bild”: Kumbari i terrorit iranian, Qaseem Soleimani donte një botë që asnjë person paqësor nuk mund ta dëshirojë. Një botë ku kopshtet e fëmijëve në Gjermani mund të digjen si topa zjarri në çdo kohë thjesht sepse fëmijët janë hebrenj. Një botë, në të cilën Izraeli kërcënohet me zhdukje çdo ditë.
Industria Izraelite e Armëve (IWI) është një lider botëror me armë inovative për gati një periudhë 80-vjeçare, duke dizenjuar dhe zhvilluar një numër të madh zgjedhjesh për ushtrinë dhe një numër të madh kompanish tregtare ndërkombëtare që merren me armët.
Presidenti shqiptar është i ftuar nga ai izraelit, Rivlin. Të pranishëm 30 krerë shtetesh, përfshirë edhe presidentët e Gjermanisë dhe Italisë. Ky është Forumi i pestë që organizohet nga Fondacioni “Forumi Botëror i Holokokastit”, i cili do të zhvillohet, më 23 janar 2020.
Gjatë vitit 2019 marrëdhëniet midis Kosovës dhe Izraelit patën rritje, edhe pse midis dy vendeve nuk ka marrëdhënie diplomatike zyrtare. Gjithsesi, ambasadorja jorezidente Alona Fisher-Kamm e vizitoi shpesh Kosovën. Edhe Kongresi Botëror i Hebrenjve zhvilloi vizitë në Kosovë.
Viti 2019 i fuqizoi edhe më shumë marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Izraelit. Ambasada e Izraelit në Tiranë, dhe ajo e Shqipërisë në Izrael patën një aktivitet të ngjeshur diplomatik, me takime të shumta me njerëz të politikës, biznesit, pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme.