Category: 24/7
Drejtuesi qëndror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi, inspektoi ditën e sotme bashkë me një grup inxhinierësh izraelitë disa pallate të dëmtuara nga tërmeti në zonën pranë plazhit të Durrësit.
Eksperti izraelit per Top Channel: Është një obligim që ne si shtet ndjejmë, për të asistuar për çdo vend që preket nga fatkeqësitë natyrore. Por ne veçanërisht ndjejmë një detyrim për të ndihmuar shqiptarët, të cilët ishin pranë hebrenjve në kohën e holokaustit dhe kjo nuk harrohet
Kolonel Golan Vach, drejtues i njësisë së kërkimit dhe shpëtimit i Ushtrisë Izraelite, tha për “News 24” : Dua t’i them popullit shqiptar se populli hebre nuk harron se çfarë keni bërë për ta në Holokaust. Dhe shteti i Izraelit gjithmonë i paguan borxhet.
Ditën e sotme një ekip izraelit ka vlerësuar nga afër dy shkolla në Durrës, respektivisht shkollat ‘Bajram Curri’ dhe ‘Abedin Dino’
Televizioni Top Channel iu bashkua një grupi inspektimi të inxhinierëve shqiptarë dhe izraelitë në disa pallate që janë konsideruar të pabanueshëm
Gazeta “The Jerusalem Post” citon kryeminstrin izraelit: “Ne e dimë se Shqipëria është një mik i mirë i Izraelit. Ne kurrë nuk i harrojmë miqtë tanë”. Një ekip izraelit prej 10 vetash mbërriti në Tiranë, për të ndihmuar në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin javën e kaluar. “Ekipi i dërguar është një dëshmi për marrëdhëniet e shkëlqyera midis vendeve,” tha Ministri i Jashtëm Izrael Katz.
Kompania izraelite Ionoterra, e cila zhvilloi sistemin dhe e zbuloi zyrtarisht në Rumani të Premten, 29 Nëntor, pretendon se mund të lëshojë paralajmërime për tërmetin 8 orë para se të ndodhin.
Ministri i Jashtëm izraelit: “Ky mision është dëshmi për marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe dialogut të ngushtë që ata kanë mbajtur gjatë viteve të fundit, si në nivelin qeveritar, ashtu edhe midis popujve.”
IDF ka një histori të gjatë për të marrë pjesë në përpjekjet e ndihmës ndërkombëtare për tërmetet dhe katastrofat natyrore. Ky është ekipi i dytë nga Izraeli, pas atij të kërkim-shpëtimit. Izraeli ka marrëdhënie të ngushta me Shqipërinë.
Unë dhe Parlamenti jemi me ju në këto çaste të vështira dhe në gadishmëri për çdo nevojë,” shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Parlamentit të Izraelit, Yuli Joel Edelstein.