Category: 24/7
Koordinatori Kombëtar për Çështjet e Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm, Agron Sojati, duke folur për emisionin “Diplomaticus”, të gazetarit Erion Kaçorri, shprehet se Qeveria shqiptare ka një strategji të qartë për deradikalizimin e ish-luftëtarëve shqiptarë të ISIS-it.
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, do të bëjë një vizitë zyrtare në Izrael, e ftuar nga Komiteti Hebraik Amerikan – American Jewish Committee (AJC).
Piktori ruso-hebre, Vladimir Davidovich Baranoff-Rossine, i njohur ndryshe edhe si babai i “kubizmit-futurist”, pati një fund tragjik. Gjatë pushtimit gjerman të Francës, Baranoff-Rossine u deportua në Auschwitz, një kamp gjerman i përqendrimit dhe u vra atje në vitin 1944 nga nazistët në moshën 56-vjeçare.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u takua në Prishtinë me kongresmenin amerikano-hebre, Eliot Engel.
Në gjysmën e parë të vitit 2019, aktiviteti i shitjeve të kompanive të teknologjisë së lartë në Izrael arriti në 14.48 miliardë dollarë në 66 marrëveshje, një nivel pesë-vjeçar sipas raportit IVC-Meitar.
365,000 turistë hynë në Izrael në qershor 2019, 18% më shumë se në qershor të vitit 2018. Izraeli pati një rekord prej 2,265 milionë turistësh të huaj në periudhën janar-qershor 2019, 10% më shumë se 2.063 milionë turistë në periudhën korresponduese të vitit të kaluar. Ministria e Turizmit vlerëson të ardhurat nga turizmi i ardhshëm në 1.9 miliardë shekel (530 milionë dollarë) në qershor dhe 11.7 miliardë në janar-qershor (4.78 miliardë dollarë).
Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Z. Boaz Rodkin, priti në një darkë private, këngëtaren e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2019, që u zhvillua këtë vit në Tel Aviv, Izrael, nga 14-18 maj me këngën “Ktheju tokës”.
Kreu i Mossad, Yossi Cohen, bëri një paraqitje të rrallë publike dhe zbuloi se ai dhe agjencia e tij kishin qenë shkaktarë të progresit të fundit që Izraeli kishte me fqinjët e saj arabë të moderuar sunitë.
Me rastin e 100-vjetorit të Konferencës së Paqes, ku spikati roli i presidentit amerikan Woodrow Wilson, dhe me me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup ka vendosur që sallën kryesore të mbajtjes së konferencave ta quajë pikërisht me emrin “Presidenti Woodrow Wilson”.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me Dr. A.Tafesh, VP Business&CTO të kompanisë izraelite TransBiodisel LTD, dhe Dr. S.Basheer, bashkëdrejtues, me të cilët ndau ide në lidhje me futjen e këtyre të fundit në tregun shqiptar.