David Barnea: Mossad e ka të qartë misionin e tij në Iran!

Deklarimet e shefit të ri të Mosadit u bëjnë jehonë atyre të Kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili tha në ngjarje se nëse zgjedhja është midis fërkimit me Shtetet e Bashkuara ose ballafaqimit me kërcënimin ekzistencial iranian, Izraeli do të detyrohet të përplaset me “mikun tonë të madh”.

A do të mbijetojnë “Marrëveshjet e Abrahamit” me vendet arabe nëse largohet Netanyahu?

“Nuk ka rëndësi kush është kryeministër apo ministër i jashtëm”, tha ambasadori në Emiratet e Bashkuara Arabe Eitan Na’eh.

A do të jetë në gjendje koalicioni Lapid-Bennet ta rrëzojë Netanyahun si kryeministër?

Tridhjetë e pesë minuta para afati të caktuar (24.00), udhëheqësi i Yesh Atid, Yair Lapid, të mërkurën në mbrëmje informoi Presidentin e Izraelit, Reuven Rivlin, se është në gjendje të formojë një qeveri, në të cilën ai dhe shefi i Yamina, Naftali Bennett, do të alternohen si kryeministër, duke u pozicionuar vetë për të zëvendësuar kryeministrin më jetëgjatë të e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Presidenti i World Jewish Congress, Ronald S. Lauder: Isaac Herzog, figurë e shquar e hebraizmit në botë!

Presidenti i World Jewish Congress (Kongresi Hebre Botëror), Ronald S. Lauder, uroi Isaac Herzog, për zgjedhjen e tij si Presidenti i i 11-të i Izraelit dhe vlerësoi angazhimin e Herzog për të luftuar antisemitizmin.

Kreu i CAM, Sacha Roytman-Dratwa: Isaac Herzog, një nga avokatët më të fuqishëm kundër antisemitizmit!

The Combat Antisemitism Movement (Lëvizja pët të Luftuar Antisemitizëm) uroi Isaac Herzog, për zgjedhjen e tij si Presidenti i i 11-të i Izraelit dhe vlerësoi angazhimin e Herzog për të luftuar antisemitizmin.

Biden përgëzon Herzog: Partneriteti midis Izraelit dhe SHBA do të vazhdojë të rritet!

“Unë kam besim se nën presidencën e tij, partneriteti midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të rritet dhe thellohet,” thotë presidenti amerikan. Udhëheqësit hebrenj në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë gjithashtu mirëpritën zgjedhjen e Herzog.

Yair Lapid informon presidentin Rivlin: Ia dola të formoj qeverinë e re!

Pas një ngërçi të gjatë të një dite në të gjitha anët e spektrit politik, udhëheqësi i Yesh Atid, Yair Lapid ka informuar Presidentin Reuven Rivlin se ai ka arritur të formojë një qeveri, duke i dhënë fund potencialisht 12 viteve të udhëheqjes së Benjamin Netanyahu në Izrael.

Kreu i Center for Jewish Impact, Robert Singer: Herzog, partner në shumë projekte të suksesshme!

Qendra për Ndikimin Hebre, e drejtuar nga Robert Singer, uroi Presidentin e zgjedhur të Shtetit të Izraelit, Isaac Herzog.

American Jewish Congress uron Presidentin e Zgjedhur të Izraelit, Isaac Herzog

American Jewish Congress (Kongresi Hebre Amerikan) uron zotin Isaac Herzog për zgjedhjen si Presidenti i Njëmbëdhjetë i Shtetit të Izraelit.

Presidentët Herzog, babë e bir shkruajnë historinë në Izrael!

Isaac Herzog ndjek gjurmët e babait të tij, Chaim Herzog, presidenti i gjashtë i Izraelit.