Bashkëpunim edhe në fushën e muzikës, ambasadori Canaj pret kompozitorin Wasserman

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, priti në ambientet e ambasadës kompozitorin dhe drejtuesin e orkestrës së Konservatorit të Ramat Gan, Alex Wasserman.

Investimet izraelite të BIG Business Group në Shqipëri, ambasadori Canaj takim me Rinot

Interesi i BIG Business Group për të investuar në Shqipëri është përqendruar kryesisht në fushën e turizmit, infrastrukturës dhe projekteve të komunitetit, veçanërisht vendpushimet luksoze turistike në jug të vijës bregdetare shqiptare, veçanërisht në qytetin e Vlorës.

Festat e Nëntorit, Ambasada e Shqipërisë uron shqiptarët dhe komunitetin shqiptaro-hebre në Izrael

Ambasada e Shqipërisë në Izrael uron të gjithë shqiptarët brenda apo jashtë vendit, si edhe komunitetin shqiptaro-hebre që jeton në Izrael me rastin 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë.

Gazetari izraelit, Benny Ziffer, merr “pasaportën turistike shqiptare”

Gazetari izraelit, Benny Ziffer, do të vizitojë Shqipërinë, me synimin për të portretizuar në një seri artikujsh historinë, artin, jetën dhe kuzhinën shqiptare.

Krijimi i Akademisë Kibernetike, ambasadori Canaj takon menaxherin e ELTA IAI Cyber Systems në Izrael

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim pune me Menaxherin e ELTA IAI Cyber Systems në Izrael, Roi Shuposhnik. Fokusi ishte lidhur me projektin për krijimin e Akademisë Kibernetike ndërmjet ELTA Ltd dhe Universitetit “Luarasi” në Shqipëri.

Konkretizimi i eksperiencës izraelite për Diasporën, Ambasadori Canaj takon Avital Leibovich

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj zhvilloi një takim pune me Avital Leibovich, Drejtoreshën e AJC/American Jewish Committee, dega Jeruzalem.

Robert Singer takon ambasadorin Canaj: Forumi për Antisemitizmin në Shqipëri, vlerësime në SHBA dhe në Europë

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim pune sot me z. Robert Singer, Kryetar Bordi i World ORT, si dhe anëtar Bordi i CAM/Combat Antisemitism Movement, z. Sacha Roytman-Dratwa/ Drejtor i CAM me qendër në New York, dhe z. Itay Hacham, drejtues i “Center for Jewish Impact”.

Memorandum Mirëkuptimi midis Parlamenteve Shqipëri-Izrael, ambasadori Canaj takon nënkryetarin Amer

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj u takua sot me Nënkryetarin e Parlamentit të Izraelit (Knesset), Hamed Amer, njëherësh dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Izrael-Shqipëri.

Kompania izraelito-amerikane, Activ Implants, synon të hyjë në Shqipëri dhe Kosovë

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, së bashku me Drejtorin për Ballkanin, Dan Oryan, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, zhvilloi një vizitë pune në selinë e Kompanisë më të madhe izraelito-amerikane në fushën e kujdesit shëndetësor, Active Implants.

Teknologjia mjekësore izraelite në Shqipëri

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një Zoom-Meeting me CEO-n e kompanisë izraelito-japoneze, AID Genomics .