Category: Blog shqiptar
Nga Prof. Dr. Leke SOKOLI
Ambasador i Vullnetit të Mirë të Izraelit
Nuk ka shembull më të mirë në botë sesa vetsakrifica, kurajo, trimëria, dhe bujaria shqiptare për shpëtimin e hebrejëve gjatë Holokaustit. Me 27 Janar 2020, në Selinë e Kombeve të Bashkuara në New York, shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit
Me gjithë rrezikun e tyre, fshatra e qytete në Kosovë që nga Mitrovica, Prishtina, Peja, Gjakova, Deçani, Gjilani etj., pranuan dhe strehuan qindra hebrej duke mos i dorëzuar në asnjë mënyrë tek armiku. Ka shumë histori se si familjet shqiptare në Kosovë i pranuan hebrejtë mes familjesh.
Përcaktimi i identitetit hebre mbetet ende një koncept i vështirë për tu përkufizuar. Studimet e autorëve të huaj nuk kanë dhënë një tezë përfundimtare të saktë lidhur me atë çka përfaqëson populli hebre
Shkrimi i botuar në gazetën prestigjioze izraelite “The Jerusalem Post”. Shqipëria dhe Izraeli kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe dhe mbështetja gjatë tragjedisë së fundit e vuri në pah përsëri këtë miqësi të vërtetë. Miqësia ndërmjet shqiptarëve dhe popullit hebre tregoi se ka kaluar nëpër kohëra dhe sfida të mëdha.
Izraeli njihet si vendi i risive teknologjike. Modeli Yozma nga Izraeli është marrë parasysh si model i suksesshëm nga shumë vende tjera të botës: Irlandë, Koreja e Jugut, etj. I njëjti model mund të konsiderohej edhe në Kosovë.
Nëse ekziston një libër që, për nga forca e argumentit dhe e shpjegimit, mund të krahasohet me “Traktatin e Tolerancës” të Volterit, ai është libri “Si të kurosh një fanatik” i Amos Oz, një shkrimtar që, si rrallëkush, arriti ta gjejë dhe ta jetojë harmoninë midis dashurisë për vendin e tij dhe thirrjes etike universale për ta respektuar dinjitetin e tjetrit.
Pjesa dërrmuese e hebrenjve të Shqipërisë janë me origjinë nga Janina. Në të parin prej tre reportazheve mbi ta zbulohet ky komunitet, dikur qendër e rëndësishme dhe e veçantë dhe për vetë botën hebreje.
Autor: Altin Raxhimi | BIRN | Lagjja Kastro, Janinë
Stabiliteti i Lindjes së Mesme është i lidhur me sigurinë e Izraelit. Problemet e Izraelit kanë të bëjnë me ekzistencën e tij. Populli hebre trashëgon kulturën, fenë e traditat mijëravjeçare të tij në atë tokë që sipas Biblës quhet toka e Izraelit.
Diku, në lagunën e Karavastasë, gjenden me mijëra hektarë tokë djerrë, sepse kripësia nuk toleron rritjen e bimëve. Por, një sistem i ri i konsultuar me izraelitët dhe i çuar në fund nga sipërmarrës shqiptarë, po e kthen këtë tokë në “ar”, teksa po lulëzojnë parcelat e para me shegë dhe goji berry. Grupi Agro Iliria po zhvillon një plan investimi për një nga fermat më të mëdha në Europë, që përfshin 1100 hektarë për rritjen e shegës, goji berry-t, një hapësirë për agroturizëm dhe një fushë golfi. Investimi fillestar është 6.6 milionë euro por pritet të rritet.