Category: Diplomacia shqiptare
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, i dërgoi një letër urimi Mickey Levy, me rastin e zgjedhje së tij Kryetar i Knesset, Parlamenti i Izraelit.
Shqipëria u zgjodh të premten anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kjo shënon herën e parë të përzgjedhjes në këtë funksion, pas 65 vitesh nga anëtarësimi i saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Shqipëria mori 175 vota, midis tyre edhe nga Izraeli. Votimi ishte i fshehtë.
Presidenti i Republikës,Ilir Meta mori pjesë dhe përshëndeti nëpërmjet një video-mesazhi takimin e përvitshëm tradicional “Mëngjesi i Lutjeve”, që po mbahet në Jeruzalem nën kujdesin e veçantë të Kreut të Shtetit të Izraelit, Reuven Rivlin.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, deputeti Taulant Balla ka reaguar për tragjedinë e Malit Meron në Izrael, ku 45 persona mbetën të vdekur gjatë një tubimi fetar.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për 45 viktimat e tragjedisë në festivalin Lag B’Omer në Izrael.
Sot Kuvendi i Shqipërisë miratoi Rezolutën “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”, propozuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe deputetja Blerina Gjylameti.
Ish-kryetarja e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Izrael në Parlamentin Shqiptar, Znj, Valentina Leskaj, e sapo anëtarësuar në Bordin Këshillues në Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit, u takua sot me Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, me të cilin ndanë opinionin për rëndësinë e angazhimit në luftën kundër fenomenit të antisemitizmit dhe çdo forme tjetër të diskriminimit identitar.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Znj. Yuri Kim, takon ish-kryetaren e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Izrael në Parlamentin Shqiptar, për ta uruar atë për anëtarësimin Bordin Këshillues në Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit, anëtari i parë mysliman i bordit, i cili tashmë përfshin Kryetarin e Agjencisë Hebreje (Jewish Agency Chairman), Isaac Herzog, ish-senatorin amerikan Joe Lieberman, etj.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dërguar një letër kryeministrit shqiptar Edi Rama, ku ai i kërkon që Shqipëria të zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem, kryeqytetin e Izraelit.
Viti i Ri Hebraik Rosh Hashanah 5781 bëri bashkë në një konferencë kryetarët e grupeve parlamentare të miqësisë me Izraelin nga e gjithë bota, pjesë e së cilës ishte edhe deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, kryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael.