Hamas lëshon 130 raketa drejt Tel Avivit, grupet terroriste provokojnë Izraelin

Hamas merr përgjegjësinë për lëshimin e 130 raketave në Tel Aviv dhe Izraelin qendror, ndërsa sirenat u dëgjuan pa ndërprerje për disa minuta.

Netanyahu: Hamasi do të marrë goditjen që nuk e ka menduar kurrë!

Kryeministri Benjamin Netanyahu mbajti një vlerësim të situatës sot, në selinë e Komandës Jugore të IDF, me Ministrin e Mbrojtjes, Shefin e Shtabit të IDF, kreun e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, Komandën Jugore të GOC dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Ministri i Mbrojtjes, Benny Gantz: Hamasit po i vjen fundi!

Ministri i Mbrojtjes, Benny Gantz, thotë se qëllimi i Izraelit me sulmet e tij të vazhdueshme në Rripin e Gazës në përgjigje të zjarrit me raketa nga enklava është të dobësojë rëndë grupin terrorist Hamas në mënyrë që të rivendosë qetësinë në Izraelin jugor.

Sulmi me raketa nga palestinezët në Jeruzalem, Netanyahu: Kush na sulmon do të paguajë një çmim të rëndë!

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha sot në ceremoninë kryesore të Ditës së Jeruzalemit në Kodrën e Municionit (Ammunition Hill) se, organizatat terroriste në Gaza kanë kaluar një vijë të kuqe duke sulmuar me raketa në periferi të Jeruzalemit.

Aktet e dhunshme në Jeruzalem, të planifikuara nga Hamas dhe Autoriteti Palestinez

Aktet e dhunshme dhe të papërgjegjshme që po ndodhin sot në kryeqytetin e Izrelit, në Jeruzalem, është si rezultat i nxitjes së planifikuar të protestuesve të dhunshëm të udhëhequr nga grupi terrorist Hamas dhe Autoriteti Palestinez, me synimin për të ndezur dhunën dhe trazirat në qytetin e Jeruzalemit.

Palestinezët lëshojnë raketa nga Gaza, Izraeli paralajmëron Hamasin: Do të reagojmë fuqishëm!

Dy raketa u lëshuan sonte nga Gaza drejt territorit izraelit, në Ashkelon. Zëdhënësi ushtarak raportoi se një raketë u shkatërrua në ajër nga sistemi Iron Dome, ndërsa e dyta ra në një zonë të hapur.

Netanyahu: Nuk do të lejojmë kurrë që ekstremistët dhe terroristët të dhunojnë Jeruzalemin

Kryeministri Benjamin Netanyahu bëri deklaratat e mëposhtme sot, në fillim të takimit të posaçëm të Kabinetit, në Bashkinë e Jeruzalemit, për të shënuar Ditën e Jeruzalemit: Ne nuk do të lejojmë asnjë element ekstremist të minojë qetësinë në Jeruzalem. Ne do të mbështesim rendin dhe ligjin – me forcë dhe me përgjegjësi. Ne do të vazhdojmë të ruajmë lirinë e adhurimit për të gjitha besimet, por nuk do të lejojmë shqetësime të dhunshme.

Abbas dëshiron më shumë gjak!

Partia Fatah e presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, bën thirrje për vazhdimin e trazirave dhe shtim të dhunës.

Izraeli fillon stërvitjen ushtarake më të madhe në historinë e tij

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit filluan një stërvitje lufte njëmujore të Dielën – më e madhja në historinë e saj – duke simuluar një konflikt në shumë fronte.

Misioni i ri i Mossad, rrëmbimi i regjistrimeve bërthamore të Iranit

Në shkurt, Irani bllokoi hyrjen nga inspektorët e KB në objektet bërthamore, por vazhdoi të regjistronte atë që po ndodhte. Tani po kërcënon të fshijë regjistrimet. Marrja e regjistrimeve pritet të përmirësojë pozicionin e SHBA në negociata