Netanyahu: Nuk mund të ketë kthim në marrëveshjen e mëparshme bërthamore të Iranit

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi sot se, “nuk mund të ketë më kthim në marrëveshjen e mëparshme bërthamore” me Iranin, duke aluduar në administratën e ardhshme të Biden.

Izraeli do të japë miliona vaksina COVID-19 për palestinezët

Rreth tre deri në katër milionë vaksina koronavirusi pritet të arrijnë te punonjësit mjekësorë palestinezë, si pjesë e një marrëveshjeje që Izraeli ka arritur me kompanitë farmaceutike.

Prodhohet në Izrael kornea sintetike, miliona të verbër mund të rifitojnë shikimin

Startapi izraelit CorNeat Vision, një kompani e pajisjeve mjekësore oftalmike, njoftoi se zgjidhja e saj më e re, CorNeat KPro, – një kornea sintetike që bio-integrohet me murin e syve. Miliona pacientë të verbër në të gjithë botën, madje edhe në zona ku nuk ka praktikë korneale dhe as kulturë të dhurimit të organeve, të rimarrin shikimin e tyre

Izraeli prodhon raketën me precizion të lartë dhe të pazbulueshme

Dy kompani të mëdha izraelite të armëve projektuan një raketë të re me precizion të lartë ajër-tokë që mund të lëshohet nga një aeroplan luftarak në një distancë të gjatë nga shënjestra dhe të anashkalojë sistemet e zbulimit të armikut pa u përgjuar. Kompanitë Israel Military Industries (IMS) dhe Israel Aerospace Industries (IAI) prezantuan raketën “Rampage”.

Përse Mossad vrau liderin e Al-Qaeda, Abu Muhammad al-Masri

Më 7 gusht, agjentët e Mossad që i përkisnin njësisë Kidon të agjencisë spiune izraelite vranë Abu Muhammad al-Masri, i dyti në komandë i Al-Qaeda dhe vajza e tij Maryam, e veja e Hamzah bin Laden, djalit të Osama bin Laden, në Teheran. Mossad ka një histori të gjatë të vrasjeve brenda Iranit dhe duhet të ketë një prani të fortë në Republikën Islamike.

Netanyahu dhe Rivlin telefonojnë për të uruar Biden, e quajnë atë ‘president i zgjedhur’

Dy javë pas zgjedhjeve në SHBA, Kryeministri ka zhvilluar një bisedë të ngrohtë ’me ish zv.presidentin e SHBA-ve. Biden dhe Netanyahu flasin për angazhimin e Uashingtonit për sigurinë e Izraelit, bien dakord të takohen në të ardhmen e afërt

Shefi mjekësor hebre i “Moderna”: Izraeli ndër të parët që do të marrë vaksinën anti-Covid

Shefi mjekësor izraelit i “Moderna” tha të hënën se Izraeli do të ishte ndër vendet e para në radhë për të marrë vaksinën e tij të koronavirusit, disa orë pasi kompania amerikane njoftoi rezultatet fillestare që tregojnë se vaksina është 94.5 për qind efektive.

Dr. Tal Zaks, hebreu i vaksinës “Moderna” kundër Covid-19

Me origjinë nga Ra’anana, qytet në Izraelin Qendror, Zaks u zhvendos në Shtetet e Bashkuara në 1996. Ai ishte shpallur si një nga 50 hebrenjtë më influencë për vitin 2020 nga gazeta izraelite “The Jerusalem Post”.

Startapet izraelite në Nju Jork grumbulluan më shumë se 1 miliard dollarë gjatë pandemisë

Ka gati 350 startape izraelite që aktualisht veprojnë në New York City. Pandemia Covid-19 nuk e dëmtoi veprimtarinë e teknologjisë izraelite në New York: sipas të dhënave të hartës, kompanitë me ekipe me bazë në New York grumbulluan mbi 1 miliard dollarë vetëm gjatë krizës Covid-19

Izraeli do të legalizojë përdorimin rekreativ të kanabisit

Ministri i Drejtësisë, Avi Nissenkorn, ka njoftuar se ai do të promovojë legalizimin e përdorimit rekreativ të kanabisit në Izrael. Nga mosha 21 vjeç, njerëzit do të lejohen të përdorin kanabis në shtëpi dhe në dyqane të veçanta. Lejimi i përdorimit të kanabisit në vende publike do të shqyrtohet në një fazë të mëvonshme.