Protestuesit iranianë nuk pranojnë të shkelin mbi flamujt e SHBA-ve dhe Izraelit – Video

Studentët nga Teherani shmangnin të ecurit mbi flamujt e mëdhenj amerikanë dhe izraelitë të vendosur në rrugën para tyre. Protestuesit thërrisnin: ‘Armiku ynë është në Iran dhe jo në Amerikë’.

“Startup Nation”, 587 shitje kompanish me vlerë 70 miliardë USD në dekadën e fundit

Marrëveshja e dekadës ishte blerja nga gjiganti i teknologjisë amerikane Intel Corp i kompanisë izraelite Mobileye, një prodhues i teknologjive të vetë-drejtimit të makinave me qendër në Jeruzalem, për 15.3 miliardë dollarë.

Raporti: Inteligjenca izraelite thelbësore në vrasjen e gjeneralit Soleimani nga SHBA

Informatorët në aeroportin ndërkombëtar të Damaskut informuan CIA-n në lidhje me kohën kur avioni i Soleimanit do të ulej për në Bagdad dhe ishte Izraeli që konfirmoi informacionin e dhënë amerikanëve. Sipas “New York Times”, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo informoi Kryeministrin Benjamin Netanyahu përpara operacionit.

Izraeli, superfuqi botërore në sektorin e mjekësisë dhe farmaceutikës

Investon 4.2% të PBB-së në “kërkim dhe zhvillim” në krahasim me mesataren e OECD prej 2.3%. Rreth 42% e kompanive të shkencave të jetës merren me pajisje mjekësore.

Prodhon ujë të pijshëm nga ajri, kompania izraelite nderohet me medalje në SHBA

Gjeneratori Genny, i prodhuar nga kompania izraelite Watergen, u vlerësua si Produkti më Efikas Energjetik i Vitit në ceremoninë e Konsumit Elektronik në Las Vegas të mbajtur pak ditë më parë. Genny është listuar në “100 shpikjet më të mira” të revistës “TIME” të vitit 2019, në “kategorinë e të mirave sociale”.

Dy të rinj izraelitë themelojnë një kompani dhe pas 4 vjetësh e shesin 1.1 mld USD

Yevgeny Dibrov dhe Nadir Izrael themeluan në vitin 2015 kompaninë e tyre në fushën e sigurisë kibernetike, Armis. Dje, ata e shitën kompaninë e tyre (të tipit Internet of Things) për 1.1 miliardë dollarë. Blerësi: amerikania Insight Partners.

Izraeli zbulon armën e së ardhmes, teknologjia lazer intercepton raketat

Izraeli ka punuar për mbi 10 vjet në teknologjinë e fuqishme lazer .”Armiqtë e Izraelit do ta kishin më mirë të mos e provonin vendosmërinë tonë, ose aftësitë tona.”, tha Ministri i Mbrojtjes Naftali Bennett.

Firmat izraelite të teknologjisë, rekord prej 8.3 miliardë USD nga investitorët në 2019

Në periudhën 2010-2019 u thithën gjithsej 39.1 miliardë dollarë. Në 2019 pati rritje prej 400% në raport me 2010.

40 presidentë përkujtojnë Holokaustin. Edhe Meta i ftuar

Edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, do të marrë pjesë në Forumin Botëror të Holokaustit, më 23 janar në Yad Vashem në Jeruzalem, me ftesë të presidentit të Izraelit, Reuven Ruvi Rivlin.

Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmoni Izraelin, do të merrni një goditje fatale

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyhahu, ka paralajmëruar për një hakmarrje “të fortë” kundër çdo vendi që sulmon Izraelin.