Category: Kosove
“Nuk jemi të lumtur” – kjo është përmbledhja e reagimeve të zyrtarëve serbë, pasi Izraeli dhe Kosova zyrtarisht vendosën marrëdhënie diplomatike më 1 shkurt.
Parlamenti arab, që është organi legjislativ i Ligës Arabe, ka dënuar “njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nga Kosova”. Liga Arabe po ashtu ka dënuar vendimin që Kosova të vendosë ambasadën e saj në Jerusalem, raporton agjencia shtetërore e lajmeve të Jordanit, Petra.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka përgëzuar zyrtarizmin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes Kosovës dhe Izraelit, e cila u arrit në kuadër të marrëveshjes së 4 shtatorit 2020 në Shtëpinë e Bardhë.
Dy shtete shqiptare dhe dy qëndrime të kundërta në Lindjen e Afërt: Tirana nuk e pranon Jerusalemin kryeqytet të Izraelit, Kosova po. Ndarja vërehet edhe në Tiranë: kur bëhet fjalë për Palestinën Edi Rama ka qenë më lojal ndaj Rexhep Taip Erdoanit se Sali Berisha.
Ish-kongresisti amerikan Eliot Engel, është shprehur se dita e vendosjes së raporteve diplomatike mes Izraelit dhe Republikës së Kosovës është një ditë e madhe për të dy shtetet.
Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh edhe Kryetare e Kuvendit, i ka thënë të martën homologut të saj izraelit, Yariv Levin se pas njohjes së shtetësisë së Kosovës nga ana e Izraelit, të dyja këto shtete do të kenë mundësi të rrisin bashkëpunimin në shumë fush
Njohja zyrtare e Kosovës nga shteti i Izraelit bart në vetvete edhe një lloj ngarkese emocionale historike, e mishëruar në fjalët e Kryeministrit aktual të shtetit hebre, Benjamin Netanyahu, përpara një trupe profesionistësh që po niseshin për të ndihmuar Shqipërinë fill pas tërmetit të një viti më parë: “Ndihmën ia kemi detyrim një populli mik”
Sot Izraeli njohu Republikën e Kosovës si shtet dhe vendosi marrëdhëniet diplomatike mes dy shteteve. Ambasada e Kosovës pritet së shpejti të hapet në Jerusalemin e shejtë. Ky është një akt historik që lidh edhe më shumë raportet mes dy popujve
Të hënën, më 1 shkurt, Kosova dhe Izraeli në një ceremoni virtuale, formalizuan vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Ambasadorja e Kosovës në Izrael do të jetë Ines Demiri, e cila më 2020 ishte emëruar e ngarkuar me punë në po këtë shtet.
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përshëndetur vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin teksa tashmë vendi nga sot ka fituar një tjetër njohje ndërkombëtarisht.