Category: Media shqiptare
Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim ekipin izraelit i cili erdhi në vendin tonë për të vlerësuar dëmet në banesa pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.
Izraelitët janë në mesin e shumë inxhinierëve dhe ekspertëve të huaj që kanë mbërritur në ose do të drejtohen drejt Shqipërisë për të ndihmuar në përcaktimin dhe vlerësimin e ndërtesat, nëse janë të banueshme apo duhen shkatërruar për t’u ndërtuar nga e para.
Kolonel Golan Vach, drejtues i njësisë së kërkimit dhe shpëtimit i Ushtrisë Izraelite, tha për “News 24” : Dua t’i them popullit shqiptar se populli hebre nuk harron se çfarë keni bërë për ta në Holokaust. Dhe shteti i Izraelit gjithmonë i paguan borxhet.
Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, dha një intervistë për emisionin Diplomaticus të gazetarit Erion Kaçorri në News24
I fundmi i tre reportazheve tregon rrënjët shqiptare të kryeklerikut hebre të Athinës, si ia marrin hebrenjtë vlonjatë “Do marr çiftenë…” mbas ceremonish fetare dhe fatet e familjes hebreje me mbiemër Tepelena. Autor: Altin Raxhimi | BIRN | Rruga Melidoni, Athinë
I dyti prej tre reportazheve mbi hebrenjtë e Janinës tregon krijimin e jetës hebraike tek ne, martesat e përziera, si u bënë hebrenjtë shqiptarë dhe domethënien e të qenit hebre këtu. Autor: Altin Raxhimi | BIRN | Rrugica e hebrenjve, Vlorë
Diku, në lagunën e Karavastasë, gjenden me mijëra hektarë tokë djerrë, sepse kripësia nuk toleron rritjen e bimëve. Por, një sistem i ri i konsultuar me izraelitët dhe i çuar në fund nga sipërmarrës shqiptarë, po e kthen këtë tokë në “ar”, teksa po lulëzojnë parcelat e para me shegë dhe goji berry. Grupi Agro Iliria po zhvillon një plan investimi për një nga fermat më të mëdha në Europë, që përfshin 1100 hektarë për rritjen e shegës, goji berry-t, një hapësirë për agroturizëm dhe një fushë golfi. Investimi fillestar është 6.6 milionë euro por pritet të rritet.
Rrallë ka qenë e pranishme Shqipëria kaq shumë në mediat e huaja për një çështje të veçantë siç është çështja e shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rrjeti amerikan CNN ka përgatitur disa vjet më parë një artikull me pyetjen se pse shqiptarët i shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit. Shkrimi i botuar nga VOAL.ch.
Një rrëfim prekës nga Johanna Jutta Neumann, hebrejes së shpëtuar në Shqipëri gjatë Holokaustit, shkruar mjeshtërisht nga gazetarja e njohur shqiptare, Elida Buçpapaj për gazetën online VOAL.ch.
Nga rrugët e Bronx-it, te lartësitë e Wall Street-it, Paul Bernstein tregon për jetën e tij të pasur, lidhjen e tij me Norman Gershman, mbështetjen e tij për kauzat humanitare, dhe rëndësinë e promovimit të shpëtimit të hebrejve nga shqiptarët gjatë Holokaustit.