
Category: Shqiperi
Një nga dhuratat më interesante të bëra për Muzeun e Holokaustit në SHBA është kjo shami dore e një djaloshi 7-vjecar hebre (Jasa Altarec) të arratisur nga Beogradi drejt Shqipërisë nëpërmjet Kosovës, pikërisht në shtator 1941, kur Jugosllavia dhe Beogradi tashmë ishin pushtuar nga gjermanet.
Zv.ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Liora Peleg, ka përfunduar detyrën e saj diplomatike në Tiranë.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, së bashku me Drejtorin për Ballkanin, Dan Oryan, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, zhvilloi një vizitë pune në selinë e Kompanisë më të madhe izraelito-amerikane në fushën e kujdesit shëndetësor, Active Implants.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një Zoom-Meeting me CEO-n e kompanisë izraelito-japoneze, AID Genomics .
Në Tiranë mund të ngrihet një qendër Cyber Security, bazuar mbi modelin izraelit. Ky ishte propozimi i Divizionit Cyber Security dhe Marketing të Kompanisë ELTA-IAI që operon në fushën e Cyber Security, gjatë takimit me Ambasadorin e Shqipërisë në Izrael, Dr.Bardhyl Canaj.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr.Bardhyl Canaj, së bashku me Drejtorin e Departamentit të Ballkanit në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, Dan Oryan, zhvilluan një vizitë pune në qytetin e Ashdodit, ku u takuan me drejtuesit e Bashkisë së Ashdodit, Drejtorin e Turizmit, atë të Innovacionit dhe Infrastrukturës, si dhe të Portit më të madh të Izraelit
Sot, u zhvillua takimi virtual ndërmjet Ministrit të Shtetit për Diasporën i Shqipërisë, Pandeli Majko me Drejtorin Ekzekutiv te American Jewish Committee (AJC)/New York, David Harris, Drejtoren e AJC/Jerusalem Avital Leibovich si dhe me përfaqësuesit nga diaspora shqiptare në Amerike etj. Ky takim virtual u organizua nga Ambasada e Shqipërisë në Izrael.
Ambasada e Izraelit në Shqipëri gjithmonë është angazhuar në projekte me karakter sociale, duke kontribuar dhe dhuruar ndihma, veçanërisht për kopshtet dhe çerdhet në disa qytete të vendit.
Memoriali më i ri në Tiranë përkujton Holokaustin dhe nderon shqiptarët që nuk i dorëzuan hebrenjtë tek nazistët. Ambasadori i Izraelit në Tiranë e vlerëson Shqipërinë si shembull unikal në botë.
Analistja e njohur izraelite, Carrie Hart, shkruan në “The Times of Israel”, në lidhje me inagurimin e Memorialit të Holokaustit në Tiranë dhe ngritjen e urave të reja të bashkëpunimit midis Izraelit dhe Shqipërisë.