
Category: Shqiperi
Shqipëria po merr pjesë në MUNI-EXPO 2020 në Izrael me një ekip nga qyteti i Korçës i kryesuar nga Z. Sotiraq Filo, Kryetar i Bashkisë së Korçës dhe deputeti Niko Peleshi, ish-Kryetar i Bashkisë dhe prefekt i Korçës, si dhe përfaqësues i Shoqatës së Autoriteteve Lokale të CoE (Local Authorities Association of CoE)
Konferenca Ndërkombëtare e Donatorëve, e cila synon t’i vijë në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit dhe të financojë një pjesë të dëmeve të lëna pas ngjarjes tragjike po mbahet sot në Bruksel. Izraeli është midis 94 delegacioneve pjesëmarrëse, ku ndër to janë 62 shtete dhe 32 organizata.
Ambasadori i Izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendler ka qenë i ftuar në emisionin ‘PASSPORT’ të gazetarit Arbër Hitaj në SCAN. Ambasadori i ri thekson mes vendeve tona, Izraelit dhe Shqipërisë, mund të ketë bashkëpunim në fushën e bujqësisë dhe turizmit.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, u takua me Gil Stav, përfaqësusin e shoqërisë ajrore izraelite, Israir Group, në ambientet e Panairit Ndërkombëtar Mesdhetar të Turizmit, që po zhvillohet në Tel Aviv, nga 11-12 shkurt.
Ne EXPO Tel Aviv, Izrael, po zhvillohet Panairi Nderkombetar Mesdhetar i Turizmit, ku Shqiperia prezantohet me 10 Operatore Turistike si dhe me Agjensine Kombetare te Turizmit.
OSBE po zhvillon në Tiranë një konferencë dyditore mbi goditjen e anti-semitizmit në rajonin, ku shtrihet kjo organizatë. Oratorët folën me shqetësim për format moderne të anti-semitizmit dhe sfidat për t’u përballur me to.
Me materiale arkivore, fotografi e dëshmi autentike, Shqipëria ka vendosur që rrëfimin e saj për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore ta bëjë shembull për vendet e OSBE-së.
Izraeli u perfaqesua në këtë konferencë nga Ran Yaakoby, Drejtor i Drejtorisë së Luftës kundër Antisemitismit dhe Promovimit të Kujtesës së Holokaustit. I pranishëm ishte edhe ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler.
Kryesia Shqiptare e OSBE-së organizoi në Tiranë, Konferencën e nivelit të lartë mbi Luftën kundër Antisemitizmit në rajonin e OSBE-së. Në të morën pjesë delegacione zyrtare nga vendet pjesëmarrëse të OSBE-së, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile, etj.
Ekspozita me foto “Shqipëria dhe shpëtimi i hebrenjve nga persekutimi dhe Holokausti” është organizuar ë kuadër të Konferencë Ndërkombëtare të OSBE-së mbi luftën kundër Antisemitizmit.