
Category: Shqiperi
Koordinatori Kombëtar për Çështjet e Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm, Agron Sojati, duke folur për emisionin “Diplomaticus”, të gazetarit Erion Kaçorri, shprehet se Qeveria shqiptare ka një strategji të qartë për deradikalizimin e ish-luftëtarëve shqiptarë të ISIS-it.
Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Z. Boaz Rodkin, priti në një darkë private, këngëtaren e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2019, që u zhvillua këtë vit në Tel Aviv, Izrael, nga 14-18 maj me këngën “Ktheju tokës”.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me Dr. A.Tafesh, VP Business&CTO të kompanisë izraelite TransBiodisel LTD, dhe Dr. S.Basheer, bashkëdrejtues, me të cilët ndau ide në lidhje me futjen e këtyre të fundit në tregun shqiptar.
Të hënën e datës 5 gusht, 1924 revista e njohur TIMES në SH.B.A botonte një lajm të shkurtër telegrafik që përmbante një lajm të shkurtër por shumë të rëndësishëm për Shqipërinë. “Kryeministri Fan Noli i Shqipërisë ka bërë një ndryshim gjithëpërfshirës në vendin që udhëheq. Në nder të ish-presidentit Woodrow Wilson, porti i Shëngjinit, një nga katër portet e Shqipërisë, iu vu emri në Wilson.
Agjencia Hebraike e Lajmeve (“Jewish Telegraphic Agency”), përmes buletinit të saj ditor, “Jewish Daily Bulletin”, 14 janar 1945, bën të ditur mbi mirënjohjen e hebrenjve jugosllavë, të cilët “u pritën fisnikërisht në shtëpitë e familjeve shqiptare dhe mbrojtur nga çdo vështirësi.
I fundmi i tre reportazheve tregon rrënjët shqiptare të kryeklerikut hebre të Athinës, si ia marrin hebrenjtë vlonjatë “Do marr çiftenë…” mbas ceremonish fetare dhe fatet e familjes hebreje me mbiemër Tepelena. Autor: Altin Raxhimi | BIRN | Rruga Melidoni, Athinë
I dyti prej tre reportazheve mbi hebrenjtë e Janinës tregon krijimin e jetës hebraike tek ne, martesat e përziera, si u bënë hebrenjtë shqiptarë dhe domethënien e të qenit hebre këtu. Autor: Altin Raxhimi | BIRN | Rrugica e hebrenjve, Vlorë
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, mori pjesë në konferencën e 19-të ndërkombëtare “Navigating Stormy Waters-Time for a New Course” (Navigimi i Ujërave të Stuhishme – Koha për një Kurs të Ri”) që po zhvillohet në Herzliya, Izrael, nga 30 qershor deri më 2 korrik. Mori pjesë edhe Presidenti i Izraelit, Reuven Ruvi Rivlin.
Pjesa dërrmuese e hebrenjve të Shqipërisë janë me origjinë nga Janina. Në të parin prej tre reportazheve mbi ta zbulohet ky komunitet, dikur qendër e rëndësishme dhe e veçantë dhe për vetë botën hebreje.
Autor: Altin Raxhimi | BIRN | Lagjja Kastro, Janinë
Në ambientet e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, në një ceremomi të veçantë dhe festive u zhvillua dekorimi i Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve Hirësisë së Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane nga Dr. Munr Kazmir, ZëvendësPresident i Kongresit Amerikan të Hebrenjve (American Jewish Congress)