
Category: Shqiperi
Nga rrugët e Bronx-it, te lartësitë e Wall Street-it, Paul Bernstein tregon për jetën e tij të pasur, lidhjen e tij me Norman Gershman, mbështetjen e tij për kauzat humanitare, dhe rëndësinë e promovimit të shpëtimit të hebrejve nga shqiptarët gjatë Holokaustit.
Gazeta frankofone hebraike, “La Tribune juive”, ka botuar me 28 prill 1939, një shkrim në lidhje me hebrenjtë e Shqipërisë (të lindur ose refugjatë), të cilët gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, janë detyruar të largohen prej vendit tonë.
Shqipëria u përfaqësua nga ambasadori i saj në Maqedoninë e Veriut, Fatos Reka, si dhe nga koordinatori kombëtar i saj pranë Ministrisë së Shëndetsisë.
Ambasadorja e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Besiana Kadare, shkruan se “Shqipëria është një mike e mirë e Izraelit dhe popullit hebre”.
Zach Gershman, nipi i producentit dhe fotografit të famshëm amerikano-hebre, Norman Gershman, autor i dokumentarit “BESA – THE PROMISE”, tha për gazetën online “Izraeli Sot”, se gjyshi i tij “ra në dashuri më Shqipërinë dhe shqiptarët”, qysh në momentin e parë ku ai dëgjoi për historitë e pabesueshme të shpëtimit të hebrenjve gjatë Holokaustit.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, i shprehu ngushëllimet e rastit familjes Gershman në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për vdekjen e producentit dhe fotografit të famshëm amerikano-hebre, Norman Gershman, i cili ndërroi jetë më 10 qershor.
Dy amerikano-hebrenjtë Benjamin (Benjy) Neumann dhe bashkëshortja e tij, Ellie, flasin për “Izraeli Sot”: Norman u tregua i aftë të ndriçonte aktet heroike të pabesueshme të popullit shqiptar gjatë Holokausit
Norman H. Gershman, përmes imazheve të tij të rralla fotografike e filmike, na la trashëgim një mesazh të fuqishëm paqeje dhe dashurie mes kombeve e besimeve të ndryshme. Pikërisht çka kemi nevojë më shumë se kurrë sot e gjithë ditën.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me Z. Nir Epstein, Menaxher dhe Partner global i “RH Capital Partners”. Z. Epstein do te zhvilloje se shpejti një vizite në Shqipëri ku do të takohet me zyrtarë të lartë të institucioneve shqiptare, bankave, bizneseve, dhe kompanive ligjore qe operojnë në vend
Një qarkore e vitit 1939, e lëshuar nga Ministria e Brendshme shqiptare, parashikonte regjistrimin e të gjithë shtetasve hebrenj që jetonin në Shqipëri, me qëllim strehimin dhe marrjen e tyre në mbrojtje. Qarkorja e Ministrisë së Brendshme i drejtohet të gjitha prefekturave ku iu kërkohet të regjistrojnë të gjithë shtetasit e kësaj kombësie me të gjitha të dhënat personale.