Tag: Albin Kurti
Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem më 14 mars, pasi që më 1 shkurt të dyja vendet vendosën marrëdhënie diplomatike. Me 4 shtator të vitit 2020, në Shtëpinë e Bardhë, në kuadër të një dakordimi për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në praninë e ish presidentit amerikan Donald Trump, u përfshi edhe pajtimi i Izraelit për njohjen e Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me të ngarkuarën me punë, Ines Demiri kanë qenë pjesë e ngjarjes së Dhomën Ekonomike të Tregtisë Amerikë-Izrael.
Një thirrje jo e zakonshme për udhëheqësin e ardhshëm të Kosovës – Nga Fahri Xharra, publicist
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në një letër që i ka dërguar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ku e ka uruar për fitoren, i ka përmendur edhe marrëveshjen e fundit në mes të Kosovës dhe Izraelit dhe gjithashtu vendimin e Prishtinës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem.
Pjesë e ceremonisë së Vitit të Ri Hebraik në Prishtinë ka qenë edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ka thënë se Kosova është atdhe edhe i hebrenjve.
Arun Chaudhary ishte një nga strategët e Kurtit në videokomunikimet me qytetarët e Kosovës gjatë fushatës. Chaudhary, i cili ishte Drejtori i New Media Road në fushatën presidenciale të Barak Obamës në vitin 2008, aktualisht është i përfshirë në fushatë në kampin e Bernie Sanders kandidat për President të SHBA-ve.
Sot përkujtojmë me dhimbje tmerrin e hebrenjve gjatë Holokaustit, me dëshirën që kurrë të mos përjetohen ngjarje të tilla tragjike, as nga hebrenjtë e as nga ndonjë popull tjetër.