Tag: Izrael
Më 1 shkurt, për herë të parë në histori, dy vende kanë krijuar lidhje zyrtare në distancë – në këtë rast, gjatë një ceremonie 28-minutëshe të transmetuar përmes Zoom nga dy kryeqytetet gati 1,100 milje larg njëri-tjetrit.
Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, përshëndet dhe mbështet fuqishëm marrëveshjen ndërmjet shtetit të Kosovës dhe shtetit të Izraelit për njohjen dhe vendosjen zyrtare të marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve dhe rritjen e bashkëpunimin në shumë fusha.
Fati ynë politik është karta amerikane. As nuk kemi e as nuk na ofrohet gjë tjetër në jetën tonë politike. Duhet ta zbatojmë dhe ta shfrytëzojmë mu ashtu siç bëri Izraeli që nga viti 1948.
Kosova duhet në çdo formë ta respektojë marrëveshjen me Izraelin pavarësisht presioneve “të disa” shteteve mike.
“Nuk jemi të lumtur” – kjo është përmbledhja e reagimeve të zyrtarëve serbë, pasi Izraeli dhe Kosova zyrtarisht vendosën marrëdhënie diplomatike më 1 shkurt.
Parlamenti arab, që është organi legjislativ i Ligës Arabe, ka dënuar “njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nga Kosova”. Liga Arabe po ashtu ka dënuar vendimin që Kosova të vendosë ambasadën e saj në Jerusalem, raporton agjencia shtetërore e lajmeve të Jordanit, Petra.
Ministria e Shëndetësisë, siç u tha, udhëzoi katër fondet shëndetësore kombëtare të vendit dhe të gjitha spitalet për të vaksinuar këdo mbi moshën 16 vjeç.
Vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit është një moment i favorshëm diplomatik për të avancuar në arenën ndërkombëtare interesat e Kosovës, të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar
Lidhjet e sapo-krijuara të Izraelit me Kosovën, një vend me shumicë myslimane, janë jashtëzakonisht simbolike për Evropën dhe botën myslimane në tërësi.
Dy shtete shqiptare dhe dy qëndrime të kundërta në Lindjen e Afërt: Tirana nuk e pranon Jerusalemin kryeqytet të Izraelit, Kosova po. Ndarja vërehet edhe në Tiranë: kur bëhet fjalë për Palestinën Edi Rama ka qenë më lojal ndaj Rexhep Taip Erdoanit se Sali Berisha.