Startapi izraelit Sonovia gjen zgjidhjen për ndalimin e përhapjes së koronavirusit

Për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit, startapi izraelit Sonovia Ltd. mund të dërgojë inde anti-patogjene në Kinë për të prodhuar maska për fytyrën, veshje spitalore dhe veshje mbrojtëse. Teknologjia bazohet në një proces sonokimik, një fenomen fizik i quajtur kavitacion, i zhvilluar në Universitetin Bar-Ilan në Izrael.

Mjeku virtual i lançuar nga “Microsoft Healthcare” u zhvillua në Izrael

Roboti i zhvilluar nga gjiganti i teknologjisë nuk e zëvendëson mjekun ose infermierin, por ka për qëllim që pacientët të marrin më shumë informacione rreth një simptome, çfarë duhet të bëjnë, cili është hapi tjetër. Në Izrael, Microsoft ka seli në Herzliya, Tel Aviv, Haifa dhe Nazareth.

Plani i Trump: Zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri thirrje për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit midis Izraelit dhe palestinezëve, gjatë prezantimit të planit të tij për Lindjen e Mesme.

Netanyahu: Irani, regjimi më anti-semitik në planet

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë shfrytëzuar ceremoninë përkujtimore për 75-vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit, Aushvic në Poloni, për të sulmuar Iranin, teksa kryeministri izraelit, Benjamin Nentayahu e ka konsideruar këtë vend si “regjimin më anti-semitik në planet”.

Ne të gjithë duhet të themi: Kurrë më!

Opinion nga Reuven Rivlin, presidenti i Shtetit të Izraelit. Forumi i Pestë Botëror i Holokaustit në Jeruzalem është historik dhe në të duhet të angazhohemi për të ruajtur kujtesën e Holokaustit në një kohë kur shtrembërimet historike rriten ndërsa numri i të mbijetuarve zvogëlohet.

Forumi Botëror i Holokaustit në Izrael, 10 mijë forca sigurie dhe shërbime inteligjente

Në forum priten 47 delegacione të liderëve botërorë, përfshirë 26 presidentë, katër mbretër dhe katër kryeministra, midis tyre edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Shërbimi inteligjent “Shin Bet”: Izraeli neutralizoi 560 sulme terroriste në vitin 2019

Shefi i Shin Bet, Nadav Argaman, thotë se Izraeli neutralizoi dhjetë sulme vetëvrasëse me bomba, katër komplote rrëmbimi dhe më shumë se 300 sulme me armë. Shin Bet është shërbimi inteligjent izraelit që merret me çështjet brenda Izraelit, ndryshe nga Mossad, që veprimtarinë e tij e ka kryesisht jashtë vendit.

Top-10 vendet më të fuqishme, Izraeli i 8-ti në botë, SHBA e para

SHBA, Rusia dhe Kina mbeten vendet më të fuqishme të planetit, ashtu si vendet e tjera kanë parë që pozicionet e tyre bien, sipas renditjes globale të këtij viti në fuqi. Izraeli ndodhet në vendin e 8-të, pra në Top-10.

Rektori Artan Nimani në Izrael, marrëveshje midis universiteteve izraelite dhe të Gjakovës

Rektori i Universitetit ‘Fehmi Agani’ të Gjakovës, Artan Nimani, do të udhëtojë për në Izrael, me ftesë të këtij shteti. Gjatë kësaj vizite pritet që arrihen marrëveshje bashkëpunimi në mes të Universitetit të Gjakovës dhe Bar-Ilan University (TBC), Tel Aviv University dhe Givat Haviva international College.

Mediat izraelite shkruajnë për dëbimin e spiunëve iranianë nga Shqipëria

Gazeta më e madhe izraelite, “Israel Hayom” shkruan se diplomatët iranianë u dëbuan për veprimtari të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik, fraza e cila shpesh përdoret në rastet e spiunimit.