Tag: Komuniteti Hebre Kosove
Anton Quni, ministri i ri Mbrojtjes në Qeverinë “Kurti” në Kosovë, u shpreh para disa ditësh në një aktivitet të zhvilluar në Prizren me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, të organizuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë në bashkëpunim me Komunitetin Hebre, se “tashmë është i ditur fakti historik i pamohueshëm se Kosova, edhe pse ishte një vend i vogël, nuk i dorëzoi hebrenjtë tek nacional-socialistët, por përkundrazi, në kohë lufte shqiptarët e Kosovës me sukses i fshehën pjesëtarët e këtij komuniteti”.
Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara ka ndërhyrë, duke udhëhequr një projekt rehabilitimi në një varrezë në Prishtinë që ka shumë varre hebrenjsh.
Elia Pirra merr pjesë në kampingun e organizuar nga Qeveria e Izraelit, “Chidon Hatanach Israel /5779-2019”
Kryeshefi Egzekutiv të Kongresit Botëror të Hebrenjve, z. Robert Singer, realizoi takime me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. Vizita u organizua nga diplomatja Ines Demiri së bashku me Ambasadoren e Kosovës në OKB, Teuta Sahatqija.
Në Kosovë tashmë kanë mbetur 56 hebrenj, në 18 familje, të cilat jetojnë në Prizren
Në atmosferën e multikulturalizmit të qytetit të Lidhjes së Prizrenit, jeton një komunitet modest i hebrenjve, të cilët tregojnë pa drojë origjinën e tyre. Votim Demiri, drejtues i këtij komuniteti tregon golgotën shekullore të hebrenjve dhe për kohën kur u vendosen ata në Kosovë.
ENVER HOXHAJ Janë dy momente prej të cilave unë kam filluar të interesohem për hebrenjtë.
Në zyrën e tij, Demiri, kryetari i bashkësisë hebraike në Kosovë, me krenari tregon fotografitë e takimit të familjes së tij me liderë të ndryshëm, përfshirë edhe presidentin izraelit, Shimon Peres.
“Arsyeja kryesore që mundësoi shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri, ishte e ashtuquajtura “besa” – kodi shqiptar i nderit. Shumica u shpëtuan për shkak të kësaj. Me fjalë të tjera, njerëzit strehonin dhe fshihnin refugjatët – shumë shpesh ata ishin njerëz që nuk i njihnin, por ata e bënin këtë për shkak se njerëzit ishin në rrezik dhe për shkak se donin ta bënin”, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, profesori i psikologjisë nga Izraeli – ligjërues edhe në Universitetin e Prishtinës, Rabin Moshe Landsman.