Tag: Kosove
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, priti ekipin akademik nga Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” në Kosovë, i kryesuar nga Rektori Prof. Ass.Dr. Artan Nimani, të cilët po zhvillojnë një vizitë pune në Izrael.
Rektori i Universiteti të Gjakovës “Fehmi Agani” po qëndron në vizitë në Izrael për të iniciuar bashkëpunimin me universitetet izraelite. Takimin e parë e zhvilloj në Parlamentin e Izraelit – KNESSET, ku u prit nga drejtoresha e Komitetit për Edukim, Kulturë e Sport në Parlamentin e Izraelit, znj. Judith Gidali.
Rektori i Universitetit ‘Fehmi Agani’ të Gjakovës, Artan Nimani, do të udhëtojë për në Izrael, me ftesë të këtij shteti. Gjatë kësaj vizite pritet që arrihen marrëveshje bashkëpunimi në mes të Universitetit të Gjakovës dhe Bar-Ilan University (TBC), Tel Aviv University dhe Givat Haviva international College.
“Java e Filmit Izraelit” në Prishtinë (15-17 janar 2020) do të sjellë për filmdashësit kosovarë gjashtë filma të njohur dhe të suksesshëm, jo vetëm në Izrael, por edhe në arenën ndërkombëtare. Kjo ngjarje tradicionale organizohet për herë të 12-të me radhë, shërben për një këmbim kulturor midis Izraelit dhe Kosovës.
Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga anëtarja e Kryesisë, Doruntinë Maloku, kanë pritur në selinë e LDK-së, ambasadoren e Izraelit Alona Fisher-Kamm. Në këtë takim është biseduar edhe për nevojën e investimeve izraelite në Kosovë
Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara ka ndërhyrë, duke udhëhequr një projekt rehabilitimi në një varrezë në Prishtinë që ka shumë varre hebrenjsh.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, pret në takim investitorët nga Izraeli dhe Shqipëria, Eitan Bar Zeev, Nimrod Rinot, Hay Galis dhe Irfan Hysenbelliu.
Eksperti i Sigurisë Kibernetike dhe CEO, Co-Founder në TRINIA LLC, Albion Bikliqi, tregon përvojën dhe pjesëmarrjen e tij në Konferencën “Cyber Week 2019” të zhvilluar në Tel Aviv
Përfaqësuesi i Bashkësisë Hebreje-Bet Israel Kosova z. Qendrim Shkodra po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare të hebrenjeve të Evropës ‘Mahar’ 2019 e cila po mbahet në Budva të Malit të Zi.
Ambasada Ndërkombëtare e Krishterë e Jerusalemit (ICEJ) organizon marshin e kombeve drejt Jerusalemit çdo vit. Kosova bëhet vendi i 100-të që akomodon përfaqësinë e kësaj lëvizjeje. Pastori Nikë Krasniqi e ka valvitur flamurin e Kosovës në marshiminën e kombeve në Jerusalem. Nga ICEJ Shqiperia ishte pastori Gentjan Dervishaj.