Keni një Ide për Startap? Bukur. Po, më tej?

Nëse keni një ide për një sipërmarrje, kjo është e madhe, por tani merreni atë ide dhe përpiquni ta transformoni atë në një biznes. Këtu janë pesë hapat e parë që duhet të bëni. Gazetari izraelit Hillel Fuld vlerësohet si një nga blogerët më të mirë në botë në fushën e teknologjisë së lartë. Ai bashkëpunon me Google, Microsoft, Oracle, etj.

Komuniteti hebre në Kosovë. Zevi: “Atmosferë festive”. Demiri: “Përfitime reciproke”

Gazeta e madhe izraelite i ka kushtuar një shkrim atmosferës së krijuar në komunitetin hebre të Kosovës, pas njohjes nga Izraeli. Flori Zevi, një hebre me banim në Prishtinë dhe Votim Demiri, kryetari i Bashkësisë Hebraike në Kosovë kanë folur për gazetarin izralit, Shimon Yaish.

“Israel Hayom”, speciale për Kosovën: Arritje historike. Thaçi: Vazhdim i miqësisë

Gazeta e madhe izraelite “Israel Hayom” i ka kushtuar një artikull të posaçëm njohjes së Kosovës nga Iraeli, me titull “Arritje historike”, duke veçuar reagimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe mbajtjen e premtimit për hapjen e ambasadës kosovare në kryeqytetin e Izraelit, në Jerusalem.

Kosova është një provë e karakterit moral të Izraelit

Gazeta e madhe izraelite “The Jerusalem Post:” Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën do të forconte besueshmërinë e Izraelit si një mbështetës i drejtësisë.

“The Jerusalem Post”: Shqipëria nderon vendasit që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit me një Memorial

Gazeta e madhe izraelite “The Jerusalem Post” shkruan për Memorialian e Holokaustit të inauguruar pak ditë më parë në Tiranë: “Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë pavarësisht forcave naziste gjermane që pushtuan vendin.”

“The Times of Israel”: Shqipëria inauguron Memorialin e Holokaustit për të nderuar vendasit që mbrojtën hebrenjtë

Gazeta e madhe izraelite shkruan për inaugurimin e Memorialit të Holokaustit në Tiranë, duke theksuar rolin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mediat izraelite shkruajnë për dëbimin e spiunëve iranianë nga Shqipëria

Gazeta më e madhe izraelite, “Israel Hayom” shkruan se diplomatët iranianë u dëbuan për veprimtari të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik, fraza e cila shpesh përdoret në rastet e spiunimit.

Shqiptarët dhe hebrenjtë – miqësi që sfidon kohët!

Shkrimi i botuar në gazetën prestigjioze izraelite “The Jerusalem Post”. Shqipëria dhe Izraeli kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe dhe mbështetja gjatë tragjedisë së fundit e vuri në pah përsëri këtë miqësi të vërtetë. Miqësia ndërmjet shqiptarëve dhe popullit hebre tregoi se ka kaluar nëpër kohëra dhe sfida të mëdha.

Gazeta “Maariv”: Ekipi izraelit u nderua me medalje nga Shqipëria për kontributin e tij

Gazeta e madhe izraelite, “Maariv”, i ka kushtuar një artikull, për misionin e ekspertëve të Forcave Mbrojtëse të Izraelit në vend, ku veçon faktin se ekspertët izraelitë vlerësuan 150 ndërtesa, spitale, shkolla në Durrës, Tiranë dhe Krujë, ku mundësuan kthimin e rreth 1.600 familjeve në shtëpitë e tyre, si dhe morën vlerësime nga autoritetet më të larta shqiptare, përshirë Presidentin e Republikës dhe Kryeministrin e vendit.

“The Times of Israel: “Shqipëria falënderon inxhinierët izraelitë”

Gazeta e madhe izraelite thekson vlerësimin e bërë nga Kryeministri Edi Rama për ekipin e Ushtrisë Izraelite (IDF) që po teston ndertesat në Durrës, duke thënë se është ‘Nr.1′; teksa i dërgon videomesazh Netanyahut. (Artikulli i plotë)