Investimet izraelite të BIG Business Group në Shqipëri, ambasadori Canaj takim me Rinot

Interesi i BIG Business Group për të investuar në Shqipëri është përqendruar kryesisht në fushën e turizmit, infrastrukturës dhe projekteve të komunitetit, veçanërisht vendpushimet luksoze turistike në jug të vijës bregdetare shqiptare, veçanërisht në qytetin e Vlorës.

Center for Jewish Impact: Urime Shqipërisë për festat, dy popujt tanë kanë një lidhje të gjatë

Qendra për Ndikimin Hebre (Center for Jewish Impact) uroi popullin shqiptar me rastin e Festave Kombëtare të Shqipërisë, duke veçuar faktin se ekziston një lidhje prej dekadash midis Shqipërisë, Izraelit dhe popullit hebre.

Festat e Nëntorit, Ambasada e Shqipërisë uron shqiptarët dhe komunitetin shqiptaro-hebre në Izrael

Ambasada e Shqipërisë në Izrael uron të gjithë shqiptarët brenda apo jashtë vendit, si edhe komunitetin shqiptaro-hebre që jeton në Izrael me rastin 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë.

Dëshmi e dokumente, pse u mbrojtën hebrenjtë në Shqipëri

Deri në fund të Luftës II botërore numri i hebrenjve në Shqipëri u dhjetëfishua. Asnjë hebre s’u bë viktimë e luftës. 

Ambasadori Dashnor Dervishi: Kur Izraeli ngriti spitalin më të madh ushtarak në ndihmë të kosovarëve

Në dhjetor të vitit 1998, Dashnor Dervishi u emërua ambasador Fuqiplotë i Shqipërisë në Izrael, post të cilin e mbajti deri në vitin 2003. Ai u emërua në vitin 1998 ambasador në Izrael, gjatë kohës që në Kosovë kishte plasur konflikti ndëretnik. Qeveria e Izraelit mori vendimin për të ngritur në territorin e Maqedonisë, në kufi me Kosovën, një nga spitalet më të mëdhenj ushtarakë të saj, ndërkohë që iu përgjigj kërkesës, për të sistemuar në Izrael mbi 200 kosovarë, për një periudhë 6-mujore. Mbas dy muajsh të ngritjes së spitalit, më 22 prill, spitali u kthye në Tel Aviv, ku u prit me një ceremoni solemne në aeroport.

Zgjedhjet ne SHBA dhe impakti në Izrael, Avital Leibovich takim me Ambasadorët e Ballkanit në Izrael

Drejtorja e American Jewish Committee/Jerusalem, Avital Leibovich, organizoi sot nje takim virtual me Ambasadoret e Ballkanit ne Izrael, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj.

Ardita Kongjonaj, kandidatja për deputete që sjell përvojën e Izraelit në Shqipëri

Ardita Kongjonaj një nga kandidatet më të veçanta për Deputete e Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 25 prill 2021. Ajo ka kryer studimet për Epidemiologji në Israel, pranë Universitetit Hebre të Jerusalemit, një ndër më të mirët në botë. Ajo ka qenë shefe misioni e Italisë për organizatën izraelite IsraAID.

Krijimi i Akademisë Kibernetike, ambasadori Canaj takon menaxherin e ELTA IAI Cyber Systems në Izrael

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim pune me Menaxherin e ELTA IAI Cyber Systems në Izrael, Roi Shuposhnik. Fokusi ishte lidhur me projektin për krijimin e Akademisë Kibernetike ndërmjet ELTA Ltd dhe Universitetit “Luarasi” në Shqipëri.

Konkretizimi i eksperiencës izraelite për Diasporën, Ambasadori Canaj takon Avital Leibovich

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj zhvilloi një takim pune me Avital Leibovich, Drejtoreshën e AJC/American Jewish Committee, dega Jeruzalem.

Robert Singer takon ambasadorin Canaj: Forumi për Antisemitizmin në Shqipëri, vlerësime në SHBA dhe në Europë

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim pune sot me z. Robert Singer, Kryetar Bordi i World ORT, si dhe anëtar Bordi i CAM/Combat Antisemitism Movement, z. Sacha Roytman-Dratwa/ Drejtor i CAM me qendër në New York, dhe z. Itay Hacham, drejtues i “Center for Jewish Impact”.