Tag: Shqiperi
Ambasadori I Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, pati bisedime të frytshme me Kryetaren e Komunitetit Shqiptaro-Hebre në Izrael, znj. Felicita Yakoel.
Numri i kompanive të huaja që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri vazhdon të jetë në rritje. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Gjatë vitit 2019 operuan gjithsej 6443 kompani të huaja, ose 184 më shumë se në vitin 2018, një rritje me 2.9 përqind. Rritje më të madhe patën kompanitë nga Izraeli, si dhe ato nga SHBA dhe Gjermania.
Me ftesë të Ambasadores kroate, znj. Vesela Mrden Korac, në kuadër të presidencës kroate të BE-së, Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, mori pjesë në Konferencën digitale “The monetary policy response in Croatia, Euro area and Israeli economy in time of Covid-19 crises”.
Grupi izraelit “Big Mall Group” po bashkëpunon me “Hysenbelliu Group”, për të realizuar investime Shqipëri: në infrastrukturë, sektorin e energjisë dhe qendra biznesi.
Ne ambientet e Ambasades, u zhvillua takimi me studentet nga Shqiperia dhe Kosova, te cilet studiojne ne dy Kolegjet Nderkombetare me ne ze izraelite, EMIS dhe Givat Haviva. Ata u priten nga ambasadori i Shqiperise ne Izrael, Dr. Bardhyl Canaj.
Në data 20-21 shkurt, 2020, u mbajt në New York, konferenca: “Holokausti në Jugosllavi dhe në Ballkan”, ku një vëmendje të veçantë iu kushtua shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët. Kumtesa mbajtën Ardit Bido, Drejtor i Përgjithshëm i Arkivës së Shtetit. Gazmend Kapllani, që drejton Katedrën e parë të Studimeve Shqiptare, në DePaul University, dhe Teuta Skenderi, studiuese e pavarur dhe përkthyese.
Rritjen më të lartë në turistët që vijnë në Shqipëri përmes çarterave e shënoi Izraeli, me 23 mijë pasagjerë, pothuajse dyfishim në raport me 2018-n. Më pas renditen çekët (rritje 19%), dhe ukrainasit (+12%).
Konferenca Ndërkombëtare e Donatorëve, e cila synon t’i vijë në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit dhe të financojë një pjesë të dëmeve të lëna pas ngjarjes tragjike po mbahet sot në Bruksel. Izraeli është midis 94 delegacioneve pjesëmarrëse, ku ndër to janë 62 shtete dhe 32 organizata.
Izraeli u perfaqesua në këtë konferencë nga Ran Yaakoby, Drejtor i Drejtorisë së Luftës kundër Antisemitismit dhe Promovimit të Kujtesës së Holokaustit. I pranishëm ishte edhe ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler.
Kryesia Shqiptare e OSBE-së organizoi në Tiranë, Konferencën e nivelit të lartë mbi Luftën kundër Antisemitizmit në rajonin e OSBE-së. Në të morën pjesë delegacione zyrtare nga vendet pjesëmarrëse të OSBE-së, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile, etj.