Tag: Simon Fisher
Përmbyllet me sukses trajtimi mjekësor i tri fëmijëve nga Republika e Kosovës në spitalin Sylvan Adams Children’s Hospital në Holon të Shtetit të Izraelit, me mbështetjen e organizatës humanitare “Save a Child’s Heart” me seli në Izrael dhe organizatës Gift of Life International.
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri ishte sot e pranishme në Departamentin e Kardiologjisë në spitalin e fëmijve, e shoqëruar nga kreu i saj, Sylvan Adams, ju pa nga afër ecurinë e trajtimit të tre fëmijëve kosovarë me probleme në zemër.
Tre fëmijë kosovarë ndodhen tashmë në Izrael, për të marrë trajtim të specializuar mjekësor për shkak të problemeve të tyre me zemrën, pas marrëveshjes së arritur, më 24 mars 2021, midis Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem dhe organizatës humanitare izraelite, “Save a Child’s Heart”.
Tre fëmijë nga Kosova, të shoqëruar nga nënat e tyre, gjatë ditëve në vijim, do të vijnë për shërim në Izrael, në “Save a Child’s Heart” me seli në Holon.