Tag: Termeti ne Shqiperi
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ditën e sotme në Durrës, pa nga afër bashkë me inxhinierët që kanë ardhur nga Izraeli, disa godina të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit
Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler: Brenda vitit pritet të dalë në treg pajisja që sinjalizon termetet 8 deri në 12 orë para se të godasë.
Bashkë me grupet e ekspertëve izraelitë në zonat e prekura nga tërmeti në terren ka shkuar edhe vetë ambasadori i izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendler
Baba Mondi falënderon ekspertët izraelitë: Mirënjohje ndaj ndihmës të qeverisë izraelite. Eksperti izraelit: Ne nuk harrojmë ndihmën e shqiptarëve për ne izraelitët
Ekspertët izraelitë u pritën nga Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Ky është grupi i dytë i ekspertëve izraelitë që ka mbërritur në Shqipëri, pas atij të kërkim-shpëtimit.
Koloneli izraelit, Golan Vach, po drejton grupin e tij të inxhinierëve në zonat e prekura nga tërmeti ku është shpallur gjendja e emergjencës.
Drejtuesi qëndror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi, inspektoi ditën e sotme bashkë me një grup inxhinierësh izraelitë disa pallate të dëmtuara nga tërmeti në zonën pranë plazhit të Durrësit.
Eksperti izraelit per Top Channel: Është një obligim që ne si shtet ndjejmë, për të asistuar për çdo vend që preket nga fatkeqësitë natyrore. Por ne veçanërisht ndjejmë një detyrim për të ndihmuar shqiptarët, të cilët ishin pranë hebrenjve në kohën e holokaustit dhe kjo nuk harrohet
Kolonel Golan Vach, drejtues i njësisë së kërkimit dhe shpëtimit i Ushtrisë Izraelite, tha për “News 24” : Dua t’i them popullit shqiptar se populli hebre nuk harron se çfarë keni bërë për ta në Holokaust. Dhe shteti i Izraelit gjithmonë i paguan borxhet.
Ditën e sotme një ekip izraelit ka vlerësuar nga afër dy shkolla në Durrës, respektivisht shkollat ‘Bajram Curri’ dhe ‘Abedin Dino’