Tag: Termeti ne Shqiperi
Gazeta “The Jerusalem Post” citon kryeminstrin izraelit: “Ne e dimë se Shqipëria është një mik i mirë i Izraelit. Ne kurrë nuk i harrojmë miqtë tanë”. Një ekip izraelit prej 10 vetash mbërriti në Tiranë, për të ndihmuar në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin javën e kaluar. “Ekipi i dërguar është një dëshmi për marrëdhëniet e shkëlqyera midis vendeve,” tha Ministri i Jashtëm Izrael Katz.
Ministri i Jashtëm izraelit: “Ky mision është dëshmi për marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe dialogut të ngushtë që ata kanë mbajtur gjatë viteve të fundit, si në nivelin qeveritar, ashtu edhe midis popujve.”
Unë dhe Parlamenti jemi me ju në këto çaste të vështira dhe në gadishmëri për çdo nevojë,” shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Parlamentit të Izraelit, Yuli Joel Edelstein.
Kongresi Botëror i Hebrenjve qendron pranë Shqipërisë pas tërmetit shkatrimtar, kështu shkruhet në artikullin e botuar në faqen zyrtare. “Hebrenjtë në mbarë botën u trishtuan shumë kur mësuan për tragjedinë e tmerrshme që ka rënë në Shqipëri”.
Pas asaj që është tërmeti më i keq dhe ndoshta më vdekjeprurës në dekada, skuadrat shqiptare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë një nga Izraeli, po nxitojnë të lokalizojnë të mbijetuarit në ndërtesat e rrënuara dhe mes shkatërrimit.